7.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Mars 2026

Prend N. Buzhala

HOMAZH PËR SULEJMAN GASHIN,Imazhi mund të përmbajë: 1 person

EMËR EMBLEMATIK I GAZETARISË SË KOSOVËS

Lajm i pikëlluar: shkoi në amshim edhe një figurë e dalluar: Sulejman Gashi (SHBA, nga Kijeva e Malishevës), korrespodenti i RTK-së në ShBA. Për shumë vjet dëgjuesit e shikuesit e TV në Kosovë i kanë përcjellë raportet e tij ditore për RTK nga SHBA-të.

Gjimnazi në Kijevë, dikur ishte paralele e ndarë e gjimnazit “Lugij Gurakuqi” të Klinës. Nxori nga gjiri i vet emra e firua të shquara të rezistencës, të luftës, të kulturës, të dijes e të paqes. Ndër to, edhe të gazetarisë. E ndër ta, edhe një emër emblematik, Sulejman Gashi. Ai ishte dikur nxënës i kësaj vatre arsimore, me prirje të shumta: në shkrime, recitime, teatër… Dhe ndoqi pritjen e shkrimit në fushën e gazetarisë, ku bëri emër.

Pas urimit të ditëlindjes, në prill të vitit 2012 më shkruante: shkruante: “I dashur profesor Prend, Të falënderoj për urimin dhe të uroj gjithë të mirat ty dhe gjithë familjes. Kësaj vere kam plan të vij në Kosovë për një muaj dhe kam dëshirë të prijmë një kafe bashkë. Shëndet dhe suksese në krijimtarinë tënde.” Dhe kur vinte në Kosovë, së paku një bashkëbisedim na e dhuronte.

Më nuk priti t’ia uronim ditëlindje!

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua qe disa vite… Kolegët e tij e kanë vlerësuar: “Ai është i pakursyer në ndihmën e tij për kauzën kombëtare dhe ka shoqëruar e këshilluar përfaqësuesit politikë të Kosovës, në vite, gjatë vizitave të tyre në SHBA.”

Me të drejtë djali i tij, Driloni, duke e bërë të ditur lajmin për humbjen e prindit, shkruan: “Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domethënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”.

(11 shattor 2020)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.