4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Prenda Sejdia

FRYMËZIM JE TI

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Frymëzim je ti
Si gjethet e jeshilta ti hënëz e plotë
Në honet e shpirtit hap të madhen
portë
Bukuria s’plaket në ylbere gjallëron
Frymëzim je ti
Në qiellin e kaltër shfaq imazhe si hyjni
Idetë që të lindin i shfaq ndër horizonte
Qetësisht i prek skajet e kësaj bote
Frymëzim je ti
Dlirësinë e shpirtit Zoti të ka dhuruar
Motiv ju bëhesh miqve kudo ku janë
E ëndërrën delikate hovshëm realizon
Frymëzim je ti
Drejt qiellit hyjnorë synon të shkosh
Si engjëjt me flatra të buta plot ëmbëlsi
Me zemër e shpirt plot dlirësi
Frymëzim je ti
Arkitekt i bëhesh realizimit të ëndërrës
Pa lavde parakalon atë fushë të madhe
Duke u kthyer në shkëlqim të letersisë shqiptare
Frymëzim je ti
Nëse poezia do kishte gojë e të thoshte
për kë flet
Menjëherë do të përgjigjej
Për atë që dhuron dije jo mediokritet

Frymëzim je ti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.