“””””””””””””””””””””””
DO TË KËNDOJË VJESHTA
(Kushtuar nipit Gjovalin Shkoza me rastin e ditelindjes.)
Do të këndojë vjeshta
Ndaj ëndërroj nën këtë qiellin jeshil
E mbjellë si parajsë gjithë dashuri hyjnore
Për ty nipçe zemra më përcjell ngazëllim
Me zemrën e madhe e shpirtin qelibarë
Dlirësia jote lumturi na dhuron
Këtë përvjetor ditëlindje Gjovani sot feston
Dritë janë mbjellur pishinat e shpirtit tënd
Jehonë lëshon kënga prej vargut tim
E mbushur plot flluska energjie
Virtyt i bëhesh kësaj bote
Vjeshta e vargjeve do këndojë
Kënga përlotet në pentagramin e jetës
Mall e dashuri i bëhesh asaj
I lindur në tetor njësh u bëre me stinën
Oaz i bëhesh qiellit si ajo streha e hapur
Qiellzohen emocionet si flatra melankolie
Ndjenjë dhe emocion të dhuron kjo ditë
Ti engjëll dëshire që dhuron lumturitë
Unë miq e farefis ti urojmë dhe