13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Prenda Sejdia

Nga provomovimi i sotëm, një libër I jashtëzakonshëm dhe shkrimtarë elite.
R E C E N S I O N
———————-
EPIKA E NJË REALITETI NË NOVELË
Libri; NOVELA; MARASH TUCI NDORJA SHQIPTARE
Autori Prel Milani
“Qënie që i përshtatet gjithçkaje, është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet njeriut.
Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga një ndjenjë e madhe.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Pra arti është një kërkesë për njeriun ashtu si të ngrënët e të pirët” Fjodor Dostojevski”.
E nis këtë shkrim nga një mendje që ndriçoi me dritën që përhap.
Sepse mendje të tilla ndriçojnë epokë e Penat e stërvitura qëndisin fjalën gërshetuar me bukurinë e shpirtit e si birë i atyre trojeve vazhdon udhëtimin mbi gjurmët e të parëve, përsëri për të ruajtur gjurmët e tyre si një zingjirë i pashkëputur i dijes, fisnikërisë, besës e bujarisë, traditës e kulturës.
Erërat e maleve e lisat e moçëm sjellin gjuhë perendie, ku të ngjan se zgjojnë zërat e lashtësisë nga drurë e gurë ku mbars mirësinë njerëzore tek kundron në mënyrë imagjinare fisnikërinë e maleve kreshnike që shtrihen hareshëm në krah të njëri- tjetrit, për t’u stërzgjatur deri në pikën më të lartë ku pikon strategjia e moçme që të sotmes i përgjigjet me gjuhën e heshtjes ashtu siç thonë se shkrimtari flet me një fjalë sa një njeri i thjeshtë se thotë as me 1.000.
Historia e atyre maleve e mbërthyer në virtyte e endur në perla që kur ka le germëzojnë frymëmarrjen e shpirtërave të paepur dhe profecitë lartësohen për etërit fisnik.
Autori i librit Prel Milani më së miri vjen në këtë gjini epike me këtë rrëfim përmes personazheve në këtë lloj ( prozë ) pra një novelë me vlera të theksuara letrare ku rrëfen me vetdije dhe respekt plagët e shqiptarit në tërësi por konkretisht plagët e malësorit trim e besnik me stilin e zhdërvjellët e ndjeshmërinë e lartë të qytetarisë e përmes artit rrëfen madhështinë e atyre njerëzve që udhëhiqen nga morali, besa e parimet e larta njerëzore.
Zotërimi i gjuhës dialektike e disiplina e tekstit dëshmojnë një pjekuri e përgjegjësi si e ardhme e letersisë shqipe.
Me ndjeshmëri e ndijim harmonik në ndërtimin e një rrëfimi modern.
Rrugëtimi i novelistit në përmbledhjen e plotë të prozës me ngarje të vërtetë të epikës deri në destinacionin e novelës është dëshmi e mendimit të kulluar të shkrimtarit.
Gjithsesi bindemi se të folurit, rrëfimi epik është në sinkron e përmes këtij akti depërtojmë në qenësinë e thelbit a dukurive të ndryshme ku merr formën e vet të vazhdueshme dhe në vetvete mban mesazhin i cili i drejtohet njeriut, dhe botës.
Rrëfimi i kësaj novelë është një “Strukturë e thellë “ që del nga një botë e krijuar e tëra reale dhe mesazhi del tejet i plotë dhe kuptim të qëndrueshëm pasi shohim përpjekjen, insistimin e rrëfimit të novelistit është në kërkim të një bashkëdyzimi mes idealit dhe realitetin përsa i përket çështjes dhe kohës e në këtë shtegëtim simbolizon dhe metaforizon virtytet e larta të atyre brezave që udhëhiqen nga parimet e larta të guximit, besës e trimërisë.
Përmes një novelëmetafore epike që është shembull unik në letersinë bashkëkohore krijon lidhjet njerëzore me rezultatet dhe veten ndërton brenda kësaj bote.
Ai është i pakufijshëm në ritmin e rrëfimt e na bën të vëmë në lëvizje mëndjen dhe qënjen tonë.
Autori i talentuar në sarkazmë e satirë, por edhe zhanret tjera të letersisë na vjen me një Novelë ku brendia e saj është aq e mbushur me epikë vjen si një pasuri e jashtëzakonshme brenda lëmit të letersisë sa mund të them e rrallë në stilin e vet për në ditët e sotme.
Ndaj shkrimtari e novelisti Prel Milani vjen si një tis i artë bashkërendur me Penën e tij e lëvron në këtë zhaner me personazhe reale, me fjalor tejet të pasur dialektik në përshtatje me zonën, e sjell enkas si shërbesë për gjeneratat e reja, por dhe kultivimi i gjuhës, traditës, kulturës, mikpritjes, besës e përcjelljes së mikut, bujarisë, guximit, trimërisë dhe virtyteteve më të larta të trashëguara ndër breza.
Ata njerëz kreshnike që fjalën e kthyen në vepër, me energji të thellë ku spikati gjallërisht në trevat shqiptare të veriut, më konkretisht bëhet fjalë për ato kohë të vjetra ndër zonat e Dukagjinit e më saktë Bajraku i Shoshit.
Bashkëpunimin ndër bajrakë e mbajtën të pastër qelibarë e të freskët si maja e bjeshkëve kreshnike.
Shoshi si konak i mikpritjes qenë për Shalë e Nikaj- Mërturë si fortesë majë guri e miqësitë mes tyre qenë shumë shekullore.
Ndaj kurdoherë bëhej strehë dhe e shkuara i la mbresa të mëdha së sotmes e cila do i shoqërojë përjetësisht përmes kujtimeve dhe Prel Milani e përcjell plot emocion tek lexuesi këtë aset të artë popullorë.
Ai thotë mos të terhiqemi zvarrë nga kujtimet ndaj i shpalos me ndjeshmëri të lartë si të përjetuara dhe i përdor si përpjekje për ta nxitur të mirën në jetë.
Ndjenjat e shpirtit krijues i përhap me shpejtësi dhe vishet me enigma ndjesish, nga mendimet e fryma e tij.
Në Novelën; MARASH TUCI- NDORJA SHQIPTARE, personazhet janë të shumte por nga Shoshi janë Marash Tuci e Lucë Brashta.
Ky i dyti orêquet siç e quan autori, një burrë azgan ku zotëronte virtytet më të larta njerëzore të malësorit.
Marash Tuci personazh tejet pozitiv dhe qendra e novelës, djalë i ri i edukuar me traditën vendase dhe atdhetare, i pjekur e trim , tek po ngrysnin ditën në punë sëbashku ku dhe qe filli i një shtegtimi të papritur.
Buzë mbrëmje.
Drejt tyre ia befën bajraktarët e Nikaj- Merturit.
1 • Bash Vata 2 • Rac Ula 3 • Deli Meshi
4 • Deli Nika.
Për katershen udhëtimi dukej i gjatë dhe këtë e reflektonin nga paraqitja e zymtë në fytyrë.
Pasi ndërruan duhan e bënë muhabet darka do i priste në shtëpi të Marash Tucit, djaloshit që dëgjoi gjithçka rreth bisedave, por shpirti i tij i dlirë dhe luftarak e bëri që të vendoste e të kthehej në dorzani të bajraktarëve para Valisë së Shkodrës, pasi qenë ftuar nga ai në saraje të tij.
Ama Valiu njihej si një njeri i pabesë.
Synimet e tij ishin të qarta, sundimi i maleve nga perandoria turke.
Pas një darke në shtënë e Marash Tucit bashkë me bajraktarët të nesermen udhëtojnë drejt shehrit të Shkodrës për në sarajet e Valisë.
Siç e shohim ndërtimin e ngjarjes në novelë, kompleksiteti i ngjarjes dhe vlera e saj që përmban brenda vetes na jep të kuptojmë se mund të themi se kemi të bëjmë me një novelist kompleks, tashmë i dëshmuar qartë në vepra cilësore artistike kështu edhe në zhanrin e novelës me vlera artistike e stilistike, mjaft të arrirë që prek shpirtin njerëzorë e konkretisht trevat e malësisë ku i përket tradita, kultura, besa e bujaria që shpirtin e patën veçse atdhetarë.
Autori jeton me përjetimin konstant të shqetësimeve e sfidave të mëdha të njeriut në kohë e hapësira të ndryshme, ky vëzhgues emocional shpirtërorë me një pedantëri të mprehtë krijon atmosferën e përjetimit në fushat e artit letrarë sjell vlera cilësore me përmasa të gjëra e të thella e në mënyrë implicite përcakton stilin e veçantë të të shkruarit, me material të bollshëm nga ngjarje reale me brendi të pasur dhe emocionuese, por dhe të bukurën e madhërishmen si kategori e rëndësishme estetike dhe vërtetësinë gjithashtu.
Pra kjo novelë megjithë atributet e duhura formale e përmbajtësore që duhet t’i ketë një libër i këtij lloji apo zhanri pretendon kulmin e piramidës.
Me novelën e tij vazhdon të jetë konsulent me ndërtimin e tipareve të historisë si traditë e rrëfimit, artikulimet shpirtërore ku shtresohen e gërshetohen mëtimet historike, gjuhësore, areali gjeografik i zonës e sidomos i Shoshit.
Diapazoni krijues i autorit të novelës ka një shtrirje të gjërë dhe nuk vuan nga pesha e stërngarkimit figurativ, por sikundër kësaj janë aq përmbajtësore e të këndshme në lexim dhe domethenese për kohën ku jetojmë dhe e kultivon këtë stil me përgjegjshmëri të lartë qytetarie, ku çiltërsia patriotike e ajo kombëtare është mjaft e theksuar, pasi dozat janë të dukshme por dhe të merituara për figurat që përmendem në këtë novelë.
Kështu që me këtë novelë letersia pasurohet por dhe tradita e kultura shqiptare në tërësinë e saj.
Me arritjen e bajraktarëve në saraj të Shkodrës Marash Tuci i bëri bujë e frikë Valisë por burrat ishin të vendosur pë kërkesat e tyre në mbrojtje të bajraqeve që përfaqësonin dhe kjo e bëri që Valia të ndryshonte kurs.
Kështu që Valia kërkoi fikjen e dritave të mosbesimit dhe kërkoi pajtim me pushtetin.
Mes mos pajtimesh Valia ngrihet në këmbë e me forcë i bie tavolinës sa forca e tij shpon dërrasën e tavolinës.
Por, trimi Marash Tuci me forcên e fjalës e vendosmërinë e trimit i drejtohet Valisë ;
“O të gjithë në këmbë ose të gjithë ulur”.
Valia e ndjen rrezikun dhe u ul e ndryshoj kurs në të shprehur me të pranishmit, dhe mendoi të t’i mashtroj me poste për fëmijët e tyre apo duke ju dhuruar nga një grusht para, por të dorëzonin armët.
Autori nxjerr në pah maturinë dhe zgjuarsinë, durimin e besën, për vatan e mbrojtje të drejtave të bajrakëve që përfaqësonin ndaj para Valisë ishin të palëkundur në kërkesat e tyre.
Na boll të varfër jemi por nuk ke pare me na ble as ti as Padishahu me tana lirat e Stambollit foli prerë Bash Vata.
Në saraj kishte ra bomba e Deli Nika lutej për t’u nda sherri.
Kuvendi u mbyll prishaqejf.
Malësia nuk tundej se kishte provu stuhi më të fuqishme.
Turpi e mbuloi Valinë e premtoi gjak mbi kokat e tyre me mllefin më të madh.
Frika e Marash Tucit dhe mundêsia e përfshitjes me sherr me Shoshin e frikësonte.
Lidhja pabesisht me litarë nga asqerët e Valisë, e krerëve të malësisë mes pazari e çakërdisi Marashin.
Edhe pse gjandarmaria ishte e madhe në numër dy fish u vranë gjandarë krahas me krerët e malêsisë.
Mes pazari pa njerëzia por dhe besa e trimëria e atyre burrave legjendarë jeton përjetësisht në zemrën e maleve kreshnike.
Marash Tuci ky epos i përndritun.
MARASH TUCI- NDORJA SHQIPTARE
Akt qëndrese e vendosmërie dhe element i fuqishëm kanunorë e drejtë zakonore e popullit shqiptarë e sidomos veriut, dëshmi historike e ndërgjegjës së malësorit, janë zbatuar normat e së drejtës zakonore në mungesë të shtetit, për rregullimin e mardhënieve ndër- shoqërore, e në rastin konkret Marash Tuci, një djalë për plot guxim e trimëri për fjalën e besën.
Shqiponjë u bë mbi xhandarmëri e për ‘besë e fjalë’ me breshëri i lëshoi plumbat, e bashkë me shokët shumë fish e paguan vetveten, burrat e malësisë gjëmë e bënë shehrin e Shkodrës, për nderin e vatanin kurrë shpirtin se llogaritën, heronj të pavdekshëm u kthyen për fiset e bajrakët në këtë duelarenë epike.
Autori përshkruan një kalvarë të çuditshëm, ngjarjesh interesante, kacavjerrë mundimshëm e gjen unin e tij të vërtetë duke hapur kater kapakë dritaren e trimërisë, guximit e vendosmërisë dhe Prel Milani ka mbërritur në stacionin që rrëmben shpirtin e lexuesit me krijimin brilant që del nga guva e shpirtit të shkrimtarit që është bërë njësh me historinë reale të zonës e vjen si relikte shpirti për brezat, si motiv dhe mesazh dashurie për vendin ku lindën e u rritën, por dhe për fjalën apo amanetin si peshë që rëndon shpirtin e malësorit e dheu se tret.
Valon brenda vetvetes gati në të shpërthyer dhe ai e përcjell hovin e pashembullt.
Formimi me pamje të gjërë të botës që na rrethon, karakterin njerëzorë si dhe adhurimi mbi besimin në vetvete e mbajtja e fjalës së dhënë ka ndërtuar profilin e vet të veçantë brenda krijimit me strukurë solide, figuracion të qëlluar dhe origjinal, hapësirë e dallueshme tematike dhe frymën e theksuar realiste ndërthurur bukur me traditën, ligjet e zakonet e kohës, dhe e sjell si busull orientuese mbi faktet historike.
Autori në kthinat e librit të tij më të ri ndjehet krenarë që i përket asaj zone dhe flet për bëmat që ndërtuan histori, ama pa dallim moshe, sepse është ajo tokë që i lindi e rriti dhe i ushqeu me traditat më të mira njerëzore ku burrat e patën për nder të vdesin në luftë, për besën e fjalën e dhënë apo për Atdhe e Komb.
Se mohoj dot që udhëtova përhumbshëm në brendi të librit, sepse të rrëmben emocioni,
por dhe të bën krenarë pasi gjaku i shqiptarit nuk bëhe dot ujë.
Një tjetër pikë kanunore ndeshim në këtë novelë.
Prezantimi i femrës shqiptare prej burrneshe na paraqitet Rudina, e fejuara e Marash Tucit.
Vendosmërinë për të mos u martuar më kurrë, të vishej burrë e të bëhej djalë shtëpie, e pjesëmarrja në mortin e të shoqit është një dëshmi e gjallë e vajzave burrnesha e zakoneve kanunore e atyre zonave.
Ama, sado të shkruaj për librin e autorit më ngjan se nuk e përshkruaj dot këtë novelë që flet aq thekshëm e me detaje për “ NDOREN” e fisit, por dhe virtytet që mbarti malësori.
Mendoj se është bërthama e pjesës historike të letersisë, me ngjarje të rralla e interesante studimi, humbje a fitoreje, të bëmave a trimërive të bijve dhe bijave të Alpeve shqiptare e në planin konkret është Fisi i Shoshit kreshnik ku bijtë qahen por dhe këndohen në vargje në tel të lahutēs.
Autori Prel Milani ky mjeshter i letersisë bashkëkohore shqiptare nënvizon aspekte të veçanta nga jeta dhe vepra e tyre që ranë për besë dhe Atdhe.
Realitetin e artikulueshëm e shfaq trajta mendore me asociacione të shumta specifike, vjen në model frymëzimi për vënje në skenë nga Trupa Teatrale e qytetit Shkodër, ( sygjerim ky ) pasi autori ecën nëpër vegullinë e shpirtit dhe nxjerr dritën nga errësira e viteve të errëta që përjetuan shqiptarët, por vlerat dominuan, kështu që s’përmbledh dot shkurt laboratorin e gjallë të shpirtit të autorit, atë zbërthim analitik të librit ku përkon me historinë.
Unë përcjell falenderime për novelistin pasi mundimet njerëzore janë vlera reale për autorin.
Shpirti i ndezur flakë bën të besosh se në këtë novelë harmonia mes ngjarjes reale dhe pasqyrimit, lakonizmi, muzikaliteti i Penës janë gurët e qëndrueshëm me vlera të larta tek themelet krijuese.
Autorin e përkufizoj me thënjen;
“Për shkak se egziston një forcë e cila dëshiron që ju ta realizoni ‘Legjenden Tuaj Personale’ ajo “ lag “ oreksin tuaj me një shije të suksesit. Paulo Coelhos”.
Suksese Penës tuaj mjeshter i fjalës.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë Qershor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.