Gëzuar Shën Prenda çdo besimtari.
Ca copëza kujtimesh ndër dekada mblodha
Në ditën e shenjtë të emrit i solla
Sot është shën prenda
Me pikvesën e mëngjesit
Familjen miqësinë adashet urova
Babai më pagëzoi mua me këtë emër
Nga malli i gjyshes si e rrallë femër
Për nderin e më të dashurës shenjter
Udhëtimi i jetës ndër shtigje pafund
Madhështinë e kësaj dite përjetojmë sot
Edhe adashet ashtu porsi unë
Shpirti më mbushet që mbaj këtë emer
Në gjuhë të ndryshme
Prenda parashqevi a venera
Gëzuar kudo qofshi adashet e tjera
Është kjo shenjtëreshë që tregon fuqi
Ajo që sheroi sëmundjet në sy
E paqim ndihmë të gjithë deri në përjetësi
Bashkë me dlirësinë e virtyte në perendi
Lutem në shen prenda festa e kësaj dite
Të mbrojë familjen time adashe e njerëzi
Shen prenda venera a parashqevi
Ne ju kemi shpresë besim e lutemi o hyjni
Ti dhuroni njerëzisë gëzim e lumturi
“”””””””””””””””””””””””””
NË TRUALLIN E DHIMBJEVE
—————————————
Për mëkatin që dendet si mjegulla mbi re
Si muzë i pikon mëshira mes djallëzishë
Materias së padukshme që fati e kalkulon
Lëndinave të mallit ç’e thatoi shkretia
Brenda klithmave seç kalërojnë mijëra mendime
Në zenç mat veç kot sa për sebep
Vrimë e madhe vorbulla e epokës pafat
Konglomerat dështimesh kur abstraktja
është platformë
Përkufizohet heshtja në drithërima dy kohët
Nëse ëndërrën ta kanë vjedhur kallë ti kanë
mendimet
Thonë se zemra e tokës fsheh gralin e shenjtë
E parsia e sionit desh iu vu në kërkim
Duf i bën mendimet merre fundin si fillim të ri
Mes kryqëzimeve të kohës llogarit shpresat
e vakëta
Në truallin e dhimbjeve kthej lëndinat e mallit
Ç’po zbardhet dioptria
Zot mos e humb ndër hapësira