9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Preng Pjetri

(Një tufë më fabula)
TE MEDHENJËT E FISIT…!
Mendjeshumtit e fisit
na mbajnë per hemus.
Mendojne se larushku lisit..
Ndofta prodhon rrush…!
Mendjeshumtit e fisit.
S’na bzajnë ne gosti.
Kuvendojnë ne hije të lisit.
Dhe gajasen me raki.
Të medhenjet e fisit.
Na shohin me perbuzje.
Hypur maje lisit.
Ushqehen me maja kepurdhe!
Ppjetri@
DREJTESI SIPAS KULQEDRES….!
(fabul)
Jetonte nje kulqeder dikurë.
Tërë kapriço e plot potenc.
Thone me koke shembtë çdo murë.
Mbi kte truall kish çdo kompetenc!
Gjyqet i mbyllte me bisht çekani.
Fundja ishte zonje kulqeder.
Nga goje nxirrte flake vullkani.
Ishte mbretereshe mbi çdo mbreter!
Dhe per ta mbyllur ket kapitull.
Kulqendra bente drejtesi.
Djallin pat kumbar e ndrikull.
Byrazer bajlozin e zi!
Ppjetri@
NJERËZI…
Çdo kush ka një funksjon.
Se jeta ashtë si ora.
E ora ndalet një dekik
kur një pjesë i qalon.
Çdo kush ka një botë.
Ka njê dinjitet.
Deti s’mbushet as derdhet per një gotê.
Çdo kush nga ne ka tetë pellembe tok si pasurin e vet!
E themi hall të rrojsh
e gjyq me dek.
Jemi apo s’jemi mbreter në ketë jetë?!
Ppjetri@:13.06.21:
Nga cikli poetik
“S’ PASKA NJERI DY JETË..!”
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
FAJ I GJORI JETIM…
Sot as dje as mot
faj s’ka ulad
s’ka as memë
s’ka as atë..
I gjori faj
tërë jetên mbeti pa fat…!
Ppjetri@
PA KTHIM…
Qat bot kur t’marrë rrugen e arratisë..
E t’bahem turist i nëndheshëm.
Vëri llozin prej lisi portes shpisê.
Dotê qëndroj pa vizê si turist i përhershëm!
MENGJES..
Taborri yjeve avulloj
mbretëresha hëne u dorezua medet..
Perëndia me dekret special urdheroj.
DIELLIN TE SHPALLE KUDO MBRET!
——————————-
NE GJUME..
Ra perdja..
rrubineti mendimit u ndal!
Tash per tash
s’gurgullon asnjë lum.
S’tundet asnjë mal..!
Mbeshtetur koken mbi shkumë
notoj mes valevë në gjumê!
Ppjetri@
“””””””””””””

FATET TONA….
Nëna me pati thënë
ke lindur më fat..!
Se kêshtu donë zemra e çdo nënë.
Si trumcak i vogel u rrita në fshat.
Me ngrohjen e diellit
e më ndriqim henë.
Fati si fati…
S’më ciku asnjëherë.
S’di ç’faj pata unë i ngrati.
Fati s’me trokiti kurrë në derë!
Moshataret e mi
u bënë dhe ministra
unë jetoj me të vetmen shpres.
Ishalla zoti me rradhit te lista.
Ndofta fatin tim
ta takoj kur të vdes….!
KOHE KRISUR..!
************
Kohe e krisur.
njerez te shqepur nga lodhja dhe durimi.
Enderrat flutuke si kemisha e grisur.
Vec diellit i ka mbetur shkelqimi.
Njerez te pa ngopur
njerez te tejngopur nga durimi!
Kohe e pa kohe
ecen kuturu.
E vrejtur buzeplasur kapu…
Si plaku endacak pa busull
krejt oresh leshu.
As nadjen
as dreken
as darken
kurr ne vakt shiju!
FEMRA…
Thone djallin femra e futi ne shishe..
Duame s’duam ne kjo eshte e vertet..!
Sot burrat jane ne medyshje
Quditerisht me shishet e rakise u dashuruan per jete.
E ju gra simboli trokulise.
ne jeni aq te zonja thyjeni te gjitha shishet e rakise.
ndryshe kujdesuni nga “djalli” shtepise…!
BASTI…
Nuk jam aspak pjese e kumargjive.
Por nje baste dota lidhja ne rast nevoje.
Se ujku s’behet kurre cobani dhive.
edhe po t’ja shkulnin cdo dhemb prej goje…!
KUR GJYQIN TA BËN DJALLI..!
Kanë ndryshuar kohërat.
Sot fluturon gomari.
Kenges ja thonë sorrat.
Gjyqin sot ta bën djalli!
*
Kohët kanë ndryshuar.
S’dij per mirë a për keq?
Mushkat janë mbaresuar.
Vrasesit jane gjyqtare
viktima e heq!
¤
Ka ndryshuar koha.
Sot hero quhet tradhetari.
Ligjin e bejnë ca horra.
Gjyqin ta bën djalli!!!
Ppjetri@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.