Bjeri gajdes gajdexhi.
mbyti zhurmat e miletit.
Festat vijnë veç per ty.
Rroft e qoftë vula mbretit!
~
Bjeri gajdes kamejkan.
Mbyti më zhurmë protestat.
Nga zilia ndoshta e kanë.
Duan të “pordhosin”festat.
~
Bjeri gajdes.bjeri daulles.
Mbyti klithmat e mjerimit.
Mos jua varë çamarrokëve të udhës.
Hap shampanjën e festimit.
~
Bjeri gajdes gajdexhi.
Sot është dita jotë.
O sa shumë ta kam zili.
Perbuzjen që i bën kesaj botë…!
~
Bjeri gajdes bjeri daulles.
Bjeri fort zhurmat ti mbys.
O s’janë çamarokët e udhes.
Janë studentët krushqit e Vigjelisë.
@Ppjetri
GJËMBAT..
~~~~~~~~
Trupin mbuluar më gjëmba.
ka iriqi dhe gēshtënja.
push dhe ëmbëlsi nga brënda.
Sikur politika pak ti ngjante..
më pak mallkimë do hantë!
(Ppjetri@)
BUJARI PRANVERORE…!
Dielli bujar..
dhe hëna bujarë.
Bujarë pemët lulet dhe bari.
Bujarë natyra kjo mbretereshë e madha.
Bujari shpendet dhe bilbil këngëtari.
Gjithë bujaritë vijnë në njëherë.
në stinën e shpresës.
të bekuarën PRANVERË.
@Ppjetri
/19/05/2020/
SHKRUAJ
“””-“””-“””-“”””
Shkruaj sepse shoh,
degjoj dhe nuhas.
Shkruaj se dridhëm shpirterisht.
Shkruaj se s’dua të pelcas.
Nuk shkruaj per levdata absolutisht!
Shkruaj per të kujtuar,
dhimjet dhe gezimet.
Shkruaj per të rrnuar,
më botën e gjallë bashkë më trillët.
Shkruaj se më shkruhet,
Shkruaj se fjala e pa shkruar nuk ruhet!
Të shkruarit dota nderpres ditën që do vdes….!
Preng Pjetri