TË PA UDHË…
Horizontet e mbyllura.
Shtigje veç shtigje me kapercell.
Enderra te vrame,e deshira te ndrydhura.
Asnjë grimë buzeqeshje,bazretin dyllë të verdhë…
Mbi krahë hjedhur xhaketën e zhubrosur.
Si kreshta te egra floket ngrirë.
Rreth e përqark i shkon botës së marrosur.
Në udhët pa udhë,më kot kerkon një strehëz të mirë….!
Ja ktheve shpinën vatanit.
Dhimbjen dhe dashurinë i debove.
Harrove blegerimat e qengjave,aromen e stanit.
Po lotin e nënës,lotin e nënes thua e harrove???
Bir,djalë o vella..
Ktheje kah vatani koken.
Udhet e botes dashuri as ngrohtesi nuk ka.
Bir,djalë o vella,a po të dhimbset loti lokës…?
Preng Pjetri
Lezhe/31/05/2020/