Dita e sotme është me shumë emocione për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Pikërisht sot maturantët zhvillojnë privimin e parë.
Testi të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj. Privimi do të fillojë në orën 10:00, i cili do të zgjasë plot dy orë.
Janë plot 32. 126 nxënës që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Këto provime do të zhvillohen nën masa
Pandemia e koronavirusit dhe masat mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës kanë bërë që këtë vit çdo shkollë të kthehet në qendër provimesh. Tezat dhe kohëzgjatja e provimeve të maturës 2020 janë të kushtëzuara nga situata e pandemisë.
Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa, ndërsa përmban 60 pyetje gjithsej. Ndërsa të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.
Këtë herë edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Më e rëndësishmja e këtij procesi është fleta e përgjigjeve pasi do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik.
Duhet theksuar se vështirësia e Maturës Shtetërore do të jenë të shkallëzuara sipas nivelit të nxënësve., 40% të pyetjeve janë për nivelin e 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që do të ndajnë nxënësit e 9-s nga ata të 10-s.
Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t’i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”.
Provimi i radhës për maturantët është më datë 11 qershor, testi i gjuhës shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.
Pregaditi
Preng Pjetri
Lezhe me/08/06/2020/
IN MEMOIRAM: KUSHTUAR NJERIUT TË PUNËS DHE PENËS, TË NDJERIT ZEF M. DRAGUSHA.
“ Lulet çilen n’ket behar.
Vesa e loti i vaditi.
Lisit’ moqëm ju shkep një krah.
Qyqja n’varret Dragushës zbriti…
Bilbli këngen ndali.
Toka zemërthyer lëshoj një truall varri,
Eja pusho o Zef krajli…”
Në agimin e 28 prillit të këtij moti mbylli sytë përgjithmonë veterani i devotshëm, një kuadër i suksesshëm, prind shembullor e miku krijues i “Sofrës Lezhjane” Zef Mark Dragusha. Intelektuali Zef Dragusha u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare krejt papritur pas një arresti kardiak në shtëpinë e tij në qytetin e Lezhës. Dhimbja dhe loti pushtoi familjen Dragusha në këtë fund prilli, djali Nduja, nipërit dhe mbesat e Zefit nuk po i’u besohej largimi aq i befasueshëm i njeriut tyre të dashur.
Akoma s’ishin mbushur as njezët orë ku familja Dragusha përjetoi çaste të gëzueshme duke uruar bacën Zef për botimin e librit tij, tashmë të fundit, me vjersha dhe poezi. Edhe pse në moshë madhore Zef Dragusha s’e ndau asnjë çast nga dora penën dhe librin.
I ndjeri Zef Dragusha ishte ndër kuadrot më të nderuar të Lezhës ku sherbeu për gjysëm shekulli në shumë sektorë të ndryshëm. Zef Dragusha mbajti detyrën e kryetarit këshillit të fshatit Dragushë për shumë vite rradhazi duke i’u gjendur afër për çdo problem bashkëfshatarëve të tij. Ai ishte edhe anëtar i “Këshillit Bashkiak” në Lezhë, anëtar nderi dhe drejtues i “Komitetit të Veteranëve” në Lezhë.
Zef Dragusha është autor i shumë shkrimeve dhe studimeve ne fusha të ndryshme. Ai ka lënë pas një thesar të çmuar edhe në fushën e krijimtarise artistike, ka shkruar dhe botuar dy libra me kujtime nga jeta dhe aktivetet e tij mbi gjysëm shekullore, gjithashtu ka botuar dy libra me poezi te titulluar: “ÇDO FJALË ËSHTË POROSI” si dhe “JEMI NJË TË GJITHË SHQIPËTARËT”. Krijimtaria jeta dhe vepra e Zef Dragushës janë pjesë e pandarë e sofrës dhe traditës Lezhjane e Fishtjane.
Komiteti Veteranëve Lezhë i bashkohet dhimbjes së madhe të familjes Dragusha.
Me respekt e ngushëllime!
Ded Rramani
Zv/kryetar i Komitetit Veteranëve Lezhë.
Preng Pjetri
Lezhe