2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Preng Pjetri

PERSE PO HESHTIN ISH USHTARAKËT..?!
Fatlumët media”çdo ditë po furnizohen më lajmë të bollshmë,të rrema dhe të verteta.
E ç’rendesi ka nese janë të rrema,trille apo të verteta,mjafton të mos mungojë ushqimi mediatik se fundja e stolisin vetë mjeshtrat e medias lajmin sido qe të jetë.
Aktualisht lajmi dhe kryelajmi i ditës artikulli dhe kryeartikulli i çdo media të shkruar dhe vizive mbetët tema mjafta delikate ajo e zgjerimit të shtetit Grek në hapsirën uijore detare.
Sapo kryeministri grek hodhi shashkën e rradhës në drejtim te kufirit detar që ndanë dy vendet tona,të parë që raguanë ishin mediat dhe rrjetet sociale.
Të gjithë u “armatosën”me penë e kalemë maje mrehur se kush e kush të zërë pozicionin i pari për ti dalur “zot”vatanit….!
Thua se po pushtohet vendi si ne vitin 39 të shekullit kaluar.
Veçse kesajë rradhë “ushtarët”trima nuk u shfaqen me mitraloz si dikure heroj popullit Mujo Ulçinaku,madje as flamuri ynë nuk u duk gjë kundi të valvitet sepaku andej nga brigjet e detit Jon!
Asnjë rrebelim asnjë çendresë fizike.
Gjithëkush e çdo kush nxitonte dhe po nxiton të “rrebelohët”me fqinjët dhe qeverinë vetem me majen e penës te lapsit dhe te tasjeres elektronike.
Sigurisht pena dhe mendja janë arma me e fuqishmë e çdo kombi të ditur dhe të civilizuar.
Mirpo në rastin tonë konkret ne jemi sa të nxituar,dhe Shumë të vonuar…!
Jemi të nxituar për të hapur tallallin e keq,ndersa jemi aq te vonuar për ti bërë parapritë të keqës dhe papritshnerive të kohës.
Quditerisht në si popull me sëpari kerkojmë të gjëjmë fajtorin,më pas të kurojmë plagë,ndaj po them jemi gjithmonë të vonuar në çdo aspekt.
Sa për çeshtjen e detit ne si popull ishim në dijeni qe nga viti 2009 aso kohe qeveria Berisha pati nenshkruar një marrveshtje me qeverinë greke posaqerisht per zgjerimin e hapsires detare në kordinata mes detit Jon ku ndahen dy shtetet tona.
E ku thotë një fjalë e herëshme”ku ka za s’është pa gja…!”
Rrodhen si rrodhen ngjarjet dhe ja erdhi momenti final, “plasi bomba” mun në parlamentin helenas.
Greçia do zgjerohet krekoset kryeministri Micotaqos…
Ne Greqi populli shperdhen me ovacion duartrokitje dhe brohoritje mburravece.
Per një moment politika helenase dhe qeveria i dhuruan popullit tyre pak adrenaline e pak buzeqeshje…
Per një moment greket u bënë “trima”u bënë të gjallë,paçka se lepurin e kanë akoma në bark e në zemer,jo shumë milje largë bregjeve te detit tyre gjëndën bishat dhe balenat turke qe jua bënë gjakun uijë ketyrë palikarve helenas.
Mirpo e deshi fati ketej nga veriu i grekeve ndodhet fqinji sajë i vogel dhe i vobeket ku kanë luajtur dhe po luajnë si macja më minjët aq herë sa u mungontë ushqimi dhe adrenalina.
Te gjithë ne shqiptaret po shkruajmë e po flasim per ketë deklaraten bombë te kryeministrit grek.
Thjeshtë shkruajmë dhe flasim asgjë më shumë..
Po ushtaraket perse po heshtin?!
Po shoqata e ish ushtarakeve perse po hesht?!
Kryeministri yne ashtu si çdo punë dhe çeshtje po e trajton më sportivitet dhe humor,si dhe me ironizim të çdo zëri qe nuk i perket laberatorit qeveritar.
“Askush nuk ka te drejte të flasë atë ç’ka ai mendon dhe ndjenë pa izmin e kryeministrit tonë”
Kryeministri thot se është e drejta e shtetit grek të zgjerohet në hapsirën detare pasi keshtu shkruhet ne konventen e kombeve..
Bukur….
Meqe gjithëçka qenka e drejte dhe e ligjeshme nderkombetarisht,perse u gajasen dhe u hakerryen aq shumë greket dhe qeveria e tyre?!
Po ne shqiptaret perse nuk po zgjerohemi aq sa lejehet dhe shkruhet në “KARTËN” e vitit 1982?!
Thua s’na duhet aq shumë hapsirë detare neve se fundja popull i vogel jemi…!
Te jesh patriot s’është kusht i doemosdoshem të qenit specialist ndaj mos i ofendoni qytetaret zoti Rama nesë flasin dhe shkruajnë keq dhe kunder jush per menxyrat tuaja dhe te tërë klasesë politikë.
Zot s’po i dilni ketij vendi e ketij populli,sepaku mos i ofendoni zoti kryeminister.
Flisni një fjale ju ushtarak dhe ish ushtarakë te vendit tim.
Ju lutem mos HESHTIN…!
Nga
PRENG PJETRI
LEZHE.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.