AI HERO..”ti hero..!”
Ai heroj.
Ti hero.
Ti haje pula.
Ai luftoj.
=
Ti hero.
Ai heroj.
Ti zvarritesh.
Ai si shqiponja fluturoj.
=
Ti hero.
Ai heroj.
Ti jeton.
Ai shejtëroj.
=
Ti hero.
Ai heroj.
Ti strukesh kotecesh.
Ai në mal luftoj.
=
Ti hero
Ai heroj.
Ti i ktheve korrizin luftes.
Ai gjoksin i tregoj.
=
Ti hero
Ai heroj.
Ti kombin tradhetove.
Ai jeten ja dhuroj.
=
Ti hero
Ai heroj.
Ti spijunove
Ai ste ndeshkoj.
=
Ti hero
Ai heroj.
Ti haje pula.
Ai ne mal luftoj.
=
Ti hero
Ai heroj.
Ti ballist
Ai s’te ndeshkoj.
Thua Zoti si do të gjykoj?!
****
LISAT…!
U shfarosen lisat.
Viganet e pyjeve të katundit tim.
Cunget e tharê si marana.
Me kot presin filizat.
Pyjet pa zot si femijet jetim!
****
LOTON KROKODILI
Anës lumit, ndër kallama
Anës detit e ndër pllaja.
Kokrodili që ish’ mbret
Po vajton, i raftë domllaja
Kokrodili ç’po vajton
Lot’i tij po than dhe barin.
Ditë e nat’ veç po mallkon.
Nuk ka tok’ që i mba varrin!
Ca e shiti, ca e fali.
Ca e dogji, e shkrumboi
Kokrodil, vajto tek zalli
Koha jote perëndoi
Kokrodili ç’po vajton
I mbajn’ iso plot nepërka.
Kohë te vjetra po kujton.
Hipur në karvan me breshka.
Vrau preu e plaçkiti
Per aq koh’sa pat pushtetin.
Tokë e ujë për postin shiti.
Avokat na mori “M’retin”
O ju bijt’ e djalërisë
Ju që populli ju zgjodhi.
Kujdes’ vrerin e Salisë
Se nepërka ende s’ngordhi.
PRENG PJETRI