9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

PRENG PJETRI

GJËMBAT..
~~~~~~~~
Trupin mbuluar më gjëmba.
ka iriqi dhe qeshtënja.
push dhe ëmbëlsi nga brënda.
Sikur politika pak ti ngjante..
më pak mallkimë do hantë!
******
MESAZH…!
Këtë mesazh ja dërgoj të Plotfuqishmit. Po të drejtohem ty o i gjithëpushtetshëm, Ty o lumturumi i madhi Zot! Po të lutem fali deputët tanë mëkatarë, falu pak kohë nga koha juaj e vyer meqë pushteti juaj është i përjetshëm, ndërsa deputët e mi kanë vetëm 35040 orë në dispozicion për një legjislaturë.
Falua pak kohë të kujtohen e të ndërgjësohen, ta mësojnë se janë edhe ata njerëz si gjithë të tjerët. Janë pjesë e këtij populli që për 25 vjet rradhazi po i mban mbi kurriz jo si të zgjedhurit e vet, Por si padronë e pashallarë.
Të lutem o i madhi zot, mbushua mendjen ta venë gishtin mbi butonin jeshil ditën e 21 korrikut. Bane ti o madhi zot mrekullinë, nëse s’ke hequr dorë akoma për këtë popull aq të vuajtur.
Ki mëshirë o i gjithëpushtetshëm për fëmijtë tanë, mëshirë për tokën e bekume të shenjtores Nënë Tereza. Bekoje o zot SHQIPËRINË!
PRENG PJETRI
LEZHE.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.