Çast poetik..
************
POETI….
“kopil i madh” poeti!
E ka shpin t’zblume
pa dyer
e pa dritare!
E shiun e ban ylber per veti.
Ngjyrat ja fal
ksaj bote qyqare!
“”””””””””
BOTA JONE…
S’di a po njef kush…
A kush a po m’lexon kto vizimet e mia mbi ran t’ detit..
Shkur me hir e pa hir..
Si paret pa vler te peshkut.
Qejfi ma ka me u pjek e mos me u djeg n’ prush.
E me u kaferdis me yndyren e vet vetit!
“”””””””””
THONË…
Po thone ka njerêz t’zot.
Dine e kuptojne delfinishten!
Ene quditerisht
myten se nuk dinë not.
Se ene unë e mujs n’poezi leht krejt leht
GJERGJ FISHTEN….!
:::::::::::::::::
UDHE….
Jame nis ka mot
njê udhe pa dit ku kam cakun.
E po shtri hapat e mia
krejt kuturu.
Tash e kame tretun ene merakun….
Shyqyr tham me vete
se nuk dij
stacionin ku kam me u ndalu!
Jame në udhe
por jo ne udhe pa udhe
se kam kopsitur me fort kujdes çdo qingel e çdo pulle..
Ne do t’mê takoni adresa ime asht ne të hapmen udhe!
Preng Pjetri
LEZHE
/14/10/2020/