28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Preng Pjetri

(E kamë ruajtë një fjalë për ty)
{Cikel poetik}

E’PATA RUJT NJE FJALE PER TY.

Mes dallgeve te terbume qe gati ja thynë detit turinjët.
Ne poqin shtatë vrimash e paç fsheh nji fjalë per ty.!
Paçka se para kohë mi nxorre thinjët
Prap per ty ndjejë dashuri.

I fola dites acart dimerore
U shkri akulli polar
I perqafova malet rrezurvar deboret
Ne pellgun e lotit tim u mbyt një pulebardhë.!

E pata ruajt  per ty nji fjalë
Tamam si thesaret e trashigimnise
E vetmja arsye tij më mbanë gjall
U mbytsh edhe ty ne pellgun tim te dashurisë..!
””””””””””””””
DYERVE TE BOTES
Troket dyerve te botes
me duar te mpira e kembe te ngrira.
me enderra te vrame
e shpresa te thyra.
E’ktu krajlat zgerdhihen
palaqot me njeqinde fytyra!
Dyrve te botes te shkoj rinia.
s’shijove festa as cermoni.
Nenat shamizeza,
Po i tret merzia.
Vojton e mallkojnë pēr fatin tonë te zi.
“”””””””””””””
*LULE KUMBULLA
U nxitua kumbulla qyqarja
I ndau zogjt si klloçka pjellore!
Pa menduar per ngricat fare
Çeli do lule si ushqim per zogj debore.

U mashtrua kumbulla prej do rreze dielli.
E u zgjua aq heret në mengjes
E rrjepi acari veç trungu i ngeli.
E nisi te vajtoj fshehurazi me denes..!
”””””””””””””
PO I LUTEM DIELLIT…!

Tij top i zjarrt qiellor
Qe çdo sekond per token po digjesh
S,frigesh nga eklipsi hanor
Per te miren e planetit tok perpiqesh.

Po te lutem ty o bablok shekullor
Kushtoja nje dite te vetme Shqiperisë
Te shkrihet ky oqeani politik akullnor
E populli im i pervujtur te marri bekimin e perendisë.
“”””

LOTI….

Zemra asht furnizuese e lotit.
Sytë burimi i loteve njerezor.
Ka njerez qeshin dhe qajnë kot se kotit!
Per ata gjykon Ati ynë qiellor.

Njeriu shtrydhet si limoni
veç zemra kurrë nuk t’kurret.
Me pikat e loteve qe leshoni
Kenga dhe elegjia thuret.
Preng Pjetri
Lezhe
/18.02.2021/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.