22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Preng Pjetri

POPULLI ËSHTE FAJTORË…!
(Fejton)

Kush tha se lufta e klasave u shua?!
Tash ma fortë se kurrë njerezit i turren yrish njani tjetrit!
Qysh se erdhi koha e pluramarrizmit politik njerezit i kane shtu duartrokitjet shpifjet e llomatitjet
Mire pasken thane te vjetrit se në kapitalizem njeri ashte uijk per njeriun!
Dikur thoshin i joti mishin ta han ene kocin ta rune.
Ene krajlat e politikes i kena si robt tonë!
Tash 30 vjet po na rjepin mish e lekur ama kocat na i rujne se duhemi si numer per votime!
Rrufjanet e politikes jane shkollu ne kohen e komunizmit ene me 10 e kane mbroj lenden e M.Leninizmit.
Aso kohe e mbrojten e msune ne teori. Sod po e ushtrojne masemiri ne praktik.
Bolle kena na! mjafton se thona ç’ka te dona!
E pra lehim si qent rruges e kush veshin s’na e ven.
Megjithse me guxu me sha qeverin kjo nuk ban.
Se fundja ene ata qeveritaret kane seder ene shkolle kane!
Mu me vjen paksa qudi si s’na pranon europa ne gjine saj!
Tash 30 vjet asnje politikan nuk ashte denu per korrupsjon.!
Ene tragjedine e 97tes populli ja bani vetes. Thyne dhunshem depot e ushtrise moren arme ene u vrane nder veti.
Çfaj ka qeveria ktu?!
Ene Gerdecin vete e dogjen do njerez te pa afte per ç’montime municjonesh.
Ja pa sherrin Fatmir Mediu e hoqen prej minister mbrojte ene e bane minister mjedisi!
I ziu Fatmir sa ka vujt me filtru ndotjen ne Gerdec!
Ju thoni kush i vrau 4 protestuesit me 21 janar 2011?
He pra ene qeveria e drejtesia kta po dun me dit po ku me i gjetë se?!
Ku i dihet sa njerez mbajne sod arme ne brez e kulet pa leje.
E ç’faj ka ktu qeveria e drejtesia?!
Fundja krajlat me zi po rujne bythen e vet me eskorta 20-30 vetesh.
Se per bese jena popull arrakt ene shume grindavec.
Ja pra une e nxorra konkluzjoni populli asht fajtori ma i madh!
Me vjen në mendje thënja një aktori të filmi shtigje lufte: “te vritet qyteti”!!
nga
Preng Pjetri
Lezhë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.