Jahja Lluka, më parë në qarqet tona ka pasur, por ka edhe sot, një sinonim të personalitetit, të veprimtarit patriotik, kombëtar e politik.
Veprimtaria e tij lidhet sa me fatin e nëpërkëmbur të shqiptarëve e të atdheut, po aq edhe me politikën që e ka udhëhequr, për ta mbajtur gjallë frymën atdhetare e dashurinë për gjuhën, vendin e atdheun. Në këtë shenim të shkurtër do të ndalemi për të shfaq vështrimin tonë në aspektin poetik, letrar e artistik.
Jahja Llluka na vjen tek lexuesit tanë me këtë vëllim poetik sa liridashës, po aq edhe lirik i përkryer në ravijëzimin e stilemës artistike në variacionin poetik e letrar.
Përmes veprës të cilën e kemi në duar, autori na paraqet në vija repreduktive ngjyrimin e jetës në fatgjetjen personale, mediative e artistike. Këtu janë përmbledhur më se 80 poezi, që na jep një kompozicion të ngjyrimeve e trajtesave të ndryshme, por me një ide të sforcuar në rrahjen, gjetjen, prekjen e ndiesinë emocionale, ideore e përjetuese.
Kur e themi këtë, në vargjet e tij hasim koloritin e derdhur në figurat e përdorura si elemente atraktive, por edhe si ndiesi të cilat janë hofkëllim metaforike në shtrirjen aspektore për të kapërthyer emocionet e çastit, të cilat zënë vend në kompozicionin artistik në shumë poezi të shkrimtarit Lluka. Ky shembull i shtrirjes reale poetike, përmes vargut artistik i shërben autorit në një stil si stilemë, e një epiteti në të cilin është shprehje e një mendimi artistik, shprehje e një përjetimi ndiesor, shprehje e trajtesës strukturore për sendin, dukurinë, ndjenjën, emocionin, gjithnjë duke u nisur nga këndvështrimi i shtrirjes gjeografike në lirizmat e tij, për të shpërthyer në elemente stilistike, në sintaksën gjuhësore, e nganjëherë edhe në atë përshkruese, të derdhur në epitafin poetik.
Në vargjet e poetit gjejmë elemente aq të thjeshta e të përditshme, sa që na i përgjason si diç të rëndomtë në aspektin e soditjes, kurse gjatë leximit na fusin në një trajtesë që e surprizon lexuesin dhe ia kapërthen ndiesitë përtë sfilitur mendjen, temën, idenë e akcilit që bie në kontakt me këtë buqetë poetike. Nuk është e rastit, që poeti Lluka në këtë vepër, ashtu si edhe në veporat e mëparshme përjetimet, emocionet, dhimbjen, dashurinë, i ngrit në epitete, në temë, në poetikë, përta fuqizuartrajtën në figurshmërinë, e që stilistikës gjuhësore i kushton vëmendje të veçantë për funksionin e tij vlerësues.
Epiteti në vargjet e poetit nuk është në sintaksën e emërtimit, por në atë të figuracionit, të mendimit, të thellësisë përjetuese, sikur nxjerrë jashtë nga imagjinata letrare diçka të brendshme në aspektin emocional që shpërthen si vullkan tek pasthirrmat që e ngrisin emocionin dhe përjetimin, e ngrisin anën predikative si gjymtyrë të emërtimit në vëzhgim sa metaforik, po aq ndoshta edhe një anim kah një veçanti e një stili që ka nisur sot të del si formësim i haikut.
Stilemat poetike janë ato që i hasim tek poezitë e poetit në: “E bardha ime”, “Nënë Ajshja”, “Fryma e flladit”, “Dimër i ngrohtë”, “Loti në qerpik” etj. Duke i dëshiruar poetit vargëzime të mëtejme, ne shkëputemi nga kjo përmbledhje poetike e Jahja Llukës, përtë vazhduar me leximin e veprës e përt’i uruar shëndet e mprehje poetike në të ardhmen. Ky libër do të jetojë gjatë në mendjen e lexuesit.