17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Partneriteti për Paqe, projekte të përbashkëta lindje -perëndim!

Dy sfidat e mëdha të periudhës së sotme-integrimi i një Gjermanie te bashkuar ne Perëndim dhe marrëdhëniet e Aleancës së Atlantikut me Rusinë e re, nuk mund të trajtohen duke zbatuar fjale për fjale artin e qeverisjes as të Risheljes, as të Uillsonit.

Metoda e Risheljes forconte nacionalizmin e vendeve të veçanta evropiane dhe çon në copëtimin e Evropës, Uillsonianizmi i pa përshtatur do të dobësonte ndjenjën evropiane të identitetit . Përpjekja për të ndërtuar institucionet evropiane mbi bazën e kundërshtive ndaj Shteteve të Bashkuara, me në fund do të rrënonte si unitetin evropian, ashtu edhe kohezionin atlantik. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet t´i tremben forcimit të identitetit evropian brenda NATO-s, sepse është vështire të imagjinohet veprimi autonom ushtarak evropian , në çfarëdo përmase dhe rajon qofte, pa mbështetjen politike dhe logjistike amerikane. Se fundi , nuk është komanda e integruar ajo qe krijon unitetin, por një ndjenje e interesave të përbashkëta politike dhe të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, lidhja e Rusisë me vendet e Atlantikut është e rëndësishme. Ka vend për një institucion që e quan vetën Partneritet për Paqe, me kusht që ai të merrte me misione që të gjithë anëtaret e tij i interpretojnë vërtetet në të njëjtën mënyre. Ka detyra të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe kulturës. Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSCE) mund t´i jepeshin funksione të gjera për këto qëllime dhe të quhej Partneriteti për Paqe.

Projektet e përbashkëta politike dhe ekonomike do të dominion gjithnjë e më shumë marrëdhëniet lindje -perëndim.

E ardhmja e Aleancës se Atlantikut nuk qëndron në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, por në rolin e saj vendimtar për të ndihmuar Amerikën t´i bëjë ballë evolucionit të paparashikueshëm të shekullit njëzetenjë.

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Albanian-American Academy of Sciences and Arts, USA!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.