15.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Në shenjë respekti dhe falendërimi sot i dhurova librat e mia, Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu”nga Vitia, që po marrin pjesë në panairin e librit në Ferizaj.

Librat i pranoi profesori Zymer H. Haliti, i cili është edhe organizator i Shoqatës në panarin e librit.

Ferizaj, 5.08.2021

Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti si duket nuk po funksionon!

Mendimet politike që kanë bërë revolucion në shtetet përëndimore datojnë shumë herët. Sikur ato të kardinalit Richelieu në shekullin XVII kur thotë se: “interesat shtetërore janë mbi ato të interesave fetare”? Sipas tijë “Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm. Shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë.”

Zgjimi kombëtar si duket po vonon te ne shqiptarët. Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti dhe ekzistenca e tij, sikur nuk po funksionojnë në kohë paqeje, kohë kjo kur duhet respektuar mendjet e pastra që kemi brenda shoqërisë, e sidomos të një plejade profesorësh me thirrje akademike ndërkombëtare. Edhe opinionet dhe veprimtaria e tyre shkencore shumë pak ose fare po shfrytëzohen.

Jo rastsisht kemi ngelur të shpërndarë në pesë shtete, shqiptarëve po u mungon edhe bashkëpunimi. Ky mosbashkëpunim vazhdon edhe sot pas përpjekjeve për ti tejkaluar sfidat dhe zvarritjet që po na i bën komuniteti ndërkombëtarë.

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.