Letra e Presidentit Biden zë i fuqishëm i njohjes reciproke të Shtetit të Kosovës.
Letra e Bidenit drejtuar Presidentit Vuciq një masazh i fuqishëm i zgjidhjes së krizës në mes palës kosovare dhe asaj serbe e cila do të rezultojë me njohje reciproke.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka shkruar presidentit të Serbisë Alenxandar Vuçiq një letër ku ndër të tjera i kërkon atij përmirësimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës. Letra e Bidenit drejtuar Vuçiqit është bërë për nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Presidenti amerikan në letrën e tij i premton Vuçiqit mbështetjen amerikane për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti Biden, mbetet shpresë e madhe për zgjidhjen e nyjës Ballkanike, zëri i fuqishëm i politikës në hapësirën e Gadishullit Ballkanik.
Zgjidhje tjetër nuk ka, për opinion e gjere publike është krejt normale se Presidenti amerikan Joe Biden, ishte dhe do mbetet zëri i fuqishëm i politikes ne hapësirën e Gadishullit Ballkanik, në theks të veçantë i zgjidhjes se krizës disa vjeçare në mes palës kosovare dhe asaj Serbe, andaj letra drejtuar kreut të Serbisë Aleksander Vuqic, është një mesazh i fuqishëm për politiken serbe se rruga e vetme për integrimin e saj, në Bashkimin Evropian mbetet njohja reciproke, ky mesazh për presidentin Vuqic, është një paralajmerim se politika amerikane, mbetet shumë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Gadishullit Ballkanik, që ishte epiqendër e krizave dhe konflikteve ndërkombëtare.
Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili
AAAS New York,USA