7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve në SHBA

 

Si e njoha mikun tim…
Ne para dy vite u njoftuam me mikun profesorin Nehat Jahiu, edhe atë përmes shkrimeve të tij, të cilat më tërhoqën, që të dijë më shumë për këtë personalitet, ku jeton, çfarë profesioni ka dhe çka e preokupon më së shumti. Mirëpo, jo rastësisht në një promovim libri në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, pata rastin që të takoja mikun për të cilin nuk kisha njohur të mjaftueshme se kush është profesori i nderuar, edhe pse më së shumti doja të dijë për këtë njeri ishte kureshtja ime me një shkrim të tij, të cilin e lexova në portalet ditore me shumë kujdes kuptova së ky ishte një mik i cili kishte studiuar në SHLP Bajram Curri në Gjakovë, me çka shumë ishte emocionuese tregimi i tij, rrugëtimi për herë të parë në Gjakovë, andaj kuptove se shumë gjëra i kishim të përbashkëta me ketë mik të nderuar, sepse fillet e studimeve edhe unë i nisa mu në ketë qendër të njohur të arsimit, dijes dhe shkencës.
Për herë të parë e takova mikun tim, profesorin e letrave shqipe, z.Nehat Jahiun në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, një pa dy u përqafuam si miku me mikun duke shtrënguar njëri tjetrin duart sikur të ishim njohur para shumë vite më parë, sinqerisht më la shumë përshtypje takimi i parë, tani e kuptova krejt atë që e kisha në mendje dhe në zemër për miku tim…
Fjalën e parë që më tha miku im Nehati ishte “Kam ardhur enkas për promovim e librit “ por me gjasë të madhe se do të takoja Ty miku im i nderuar profesor Nijazi, pasi që të njoh në saje të shkrimeve tuaja të shkëlqyera dhe mjaftë aktuale për kohën.
Ashtu filluam të çmallemi e të bisedojmë tema të lira e ndërkohë u takuam edhe me Presidentin e Akademisë Shqiptare Amerikane Akademik Prof.Dr.Skender Kodra, ishte hera e parë, i cili në moment nuk më njohu se kush isha e pastaj ju prezantova, atëherë ju kujtua emri im në saj të shkrimeve mu afrua afër më përqafoj duke më bë me gisht ju Prof.Nijazi shkruan bukur, ju lumtë për penën andaj filluam bisedat u afruan afër edhe kolegë e tjerë që ishin në promovim që ishin të gjithë nga Bota e Akademisë së Shkencave, në mesin e tyre edhe Presidenti i Akademisë së Shkencave nga Shkupi, Prof.Abdullah Mehmeti,pastaj Prof.Flori Bruqi, Dibran Fylli,Isa Thaqi e shumë figura të tjera të artit e shkencës. Aty i bëmë disa foto të çastit të përbashkëta në mesin e të cilit është edhe miku ynë i nderuar Profesori Nehat Jahu.
Takimi i dytë ishte në Viti, nga promovimi i një libri i organizuar nga SHSHK të Vitiës, i autorit të librit Tefik Ajvazi, aty mikut tim ju dha fjala e rastit për ti thënë ca fjalë dhe tani momenti dhe rasti ta njoh mikun tim të respektuar Nehatin, më për së afërmi, t´ia njoh shpirtin poetik, nga i cili shpirt rrjedhin tërë ato poezi satirike, por edhe poezi të tjera, plot me mall e me një patriotizëm të theksuar për vendin e tij, për kombin dhe shqiptarinë.

Pata rastin më mire të njihem me një mik, me të cilin tash krenohem. Për tu krenuar me një mik dmth, të kesh besim në atë mik, të shohësh, si edhe të tjerët e respektojnë për vlerën dhe virtytet e larta që ai posedon, të kesh bisedë të lirë me të, pa u frikuar se biseda do të eskalojë në keqkuptime apo në mosmarrëveshje.
Nehati nuk ishte dhe nuk është njeri që vetëm me dashuri jeton, ai ka edhe mllef, revoltë dhe urrejtje, por ndaj padrejtësive, ndaj njerëzve që jetojnë me dy e më shumë fytyra, ndaj demagogëve, ndaj atyre që pasurohen brenda natës dhe nuk njohin as vendlindje, as nënë e as familje. Në poezitë e tij satirike, ai lufton me pendën e tij ndaj këtyre gjërave të liga, por çdoherë përmes satires dhe humorit, kinse edhe këtu i vie rëndë që ta thot troç, me plot mëri atë që ndjen. Ndjenjat e tij, edhe kur është i revoltuar, i zbut me humor dhe mundohet që asnjë njeri në këtë botë mos ta lëndojë dhe t´i shkaktojë dhembje të drejtpërdrejtë, edhe pse ndaj veseve të këqija të disa njerëzve nuk ka mëshirë në fjalorthin e tij, nuk ka mirëkuptim.
Për të shkruar për mikun tim Nehat Jahiun, do të duhej një monografi e tërë enkas për të, për veprat e tij të botuara, për personalitetin e tij tashmë të formuar dhe të pjekur. Një kapitull nuk do të mjaftonte, as nuk mjafton që ta sjell dhe të rrumbullakësoj tërë atë që ndjej dhe që kam përfituar përshtypjen për të, sepse Nehati ka lënë dhe ende me sukses të madh po lënë gjurmë të mëdha në Letërsinë Shqiptare. Unë besoj, se ai deri në frymën e fundit të tij do të shkruajë, do të krijojë, do të sjellë tek lexuesit një kënaqësi të veçantë leximi, një transmetim bindës te mesazheve të drejta, por edhe shumë gjëra të bukura trashigim breznive dhe gjeneratave të reja.
Është kënaqësi ta kesh një mik të tillë, një njeri, që për të mirën e kombit dhe të shqiptarisë, në kujtim të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë, me mallë të pashuar për ata që i lanë vendet e veta e mërguan ne vendet e largëta, për hir të miqësisë; cdokund shkëlqen me veprat e tij dhe jep mesazhe të qëlluara dhe të rëndësishme, e që padyshim gjurmët e tij do të mbeten te pashlyera në letrat shqipe.
Krejt për fund mikut tim Nehati, i urojmë punë të mbarë në veprimtarin e tij, shkencore i cili çdo ditë del me shkrime të reja duke i kushtuar aktualiteti shqiptare me shkrimet e tij të thukëta dhe mjaft domethënëse për kohën dhe momentin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.