Qeveria Kurti II prioritet sundimi i ligjit!
Fillimet e para të shtetit të së drejtës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar pas 20 vite, megjithatë më mirë vonë se hiq. Filloj një kapitull i ri në shtetin e Kosovës, rikthimin e shpresës së qytetarëve të vendit të cilët ishin në pritje të gjatë se një ditë do të bëhet më mirë. Urojmë në forcimin dhe sundimin e ligjit si shtyllë kryesore në luftimin e dukurive të shëmtuara të shoqërisë dhe hapjen e një kapitull të ri, rikthim e një shteti funksional ku drejtësia dhe sundimi i ligjit do mbetën prioritet i qeverisë Kurti II, dhe hapjen e rrugës së integrimit të vendit drejt familjes evropiane dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili Akademia Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA.