ANËTARI I BESUESHËM I MIRA MARKOVIÇIT (JUL-it)
Agjentët e djeshëm të Serbisë si “Kalë Troje” lirshëm dhe pa droje, përmes vartësve të tyre me detyra të caktuara në zemër të Prishtinës !
Jemi dëshmitarë se kohët e fundit, pothuajse kudo në jetën institucionale në Kosovë, në gjykata, media, asociacione, klube dhe shoqata, mundë të dëgjosh dhe ti shohësh anekëndë, njerëz me të kaluar të nxirë, proserb e shërbëtorë të UDB/së serbosllave, me detyra të caktuara nga ish shefat e djeshëm nga serbia apo edhe me detyra individuale që i kanë dhënë vetes për ta pastruar të kaluarën e tyre antikombëtare. Ky soj i pasoj, paftyrësishtë madje mer guximin që të meret me politikë, art, kulturë, gazetari, e pseudoshkencë si historiografi, publicistikë, gazetari …! Disa nga ata, tani kanë krijuar edhe një bazë të konsiderueshme të mirash materiale, me qka edhe ja kanë arritur ti gjejnë mbështetësit dhe përkrahësit e aktiviteteve të tyre, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të disa intelektualëve të mjerë e të pa ideal. Pra ata, këtë rang intelektualësh i paguajnë dikë fare pak e dikë edhe me para të majme, dikë duke e joshur se do ju sigurojnë mbështetje të vazhdueshme, kulm mbi kokë e tjera, që këta të ju rrijnë si hije kudo e kahdo, duke ju punuar shkrime letrare, gazetarie, publicistike, historiografi e çfardo që ju kërkohet nga ata! Kështu argatët e UDB/së, po e promovojnë veten, si në rrjete sociale, mediat e shkruara elektronike, televizione lokale, shoqata e klube ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në shtetet ku shtrihet mërgata e jonë në përëndim, Europë, USA e gjetiu. Rastisa para ca dite të shihja edhe një shkrim, botuar në një gazetë elektronike në Kosovë, ku përmendej emri i njërit nga bashkpunëtorët famkeq të UDB/së Murat Ajvazi. i cili në vitet e 90/ta e deri në mbarimin e luftës së Kosovës ishte në shërbim të serbisë dhe strukturave të saja antishqiptare, duke filluar si drejtor i dhunshëm nga pozita e arsimtarit të lëndës së historisë, pastaj duke u emëruar inspektor i UDB/së pranë sekretariatit të punëve të brenshme të sigurimit shtetëror serb, për tu emëruar edhe deri te sekretar i këshillit republikan i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq në partinë JUL Lëvizja për Jugosllavi, ku Murat Ajvazi e kishte zyrën në midis të Beogradit si njeri i besueshëm i zonjës Mira Mrakoviq! Ky njeri me gjithë këtë të kaluar antikombëtare, sot përmes vartësve të gjetur e të mirëpaguar, ka arritur të botoj libra “studimor” historiografik, madje pa u lodhur as hulumtuar gjë sepse të gjitha ja bëjnë të mirëpaguarit, madje edhe i bëhen sponsorë lidhjesh e njohjesh në shoqata e istitucione shkencore për ti promovuar punimet e tyre të padjersë e të pastudjuara ndonjëherë. Lexova se një revistë në Shqipëri e paska dekoruar edhe me çmimin “Yjet e Arbërit”, madje deri sa është marë vesh paska qenë edhe anëtarë kryesie i shoqatës së krijuesëve të zvicrës, të cilët pas distancimit publik të ish/ kryetarit të asaj shoqate të cilin ky pa fije turpi e ka paditur në organet e shtetit zviceran për shpifje, kryesia e shoqatës mer vendim dhe e përjashton Muarat Ajvazin nga kryesia dhe aktivitetet e saj. Tani po i njëjti provon që të themeloj Shoqatën e historianëve shqiptarë në Zvicër, duke bërë ftesë publike që me datën 25 janar 2020 në Baden ku ai jeton ta thërras komunitetin shqiptarë dhe studjues nga të katër anët e globit! Për fund më duhet të shtoj, se njerëz të kalibrit si Murat Ajvazi, mundë të ja dalin që ti vënë në lajthitje ata që nuk e dijnë dhe nuk e njohin të kaluarën e tijë antikombëtare, poashtu ata intelektual labil e të joshur nga paraja, por ata që e dijnë dhe e njohin, kurrën e kurrës nuk do e pranojnë në gjiun e tyre, as do e nderojnë me miqësi e ndere tjera që ky dhe shokët e tij po i përdorin për ta shpërlarë identitetin e tyre të pistë që nuk e lanë as drini e as buna.
… e qebesa edhe mundë të jenë me detyra të caktuara nga ish shefat e tyre të dikurshëm të UDB-së, e që përbëjnë rrezik serioz për shtetin e Republikës së Kosovës!