14.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Prof.Dr.Flori Bruqi

Lule Alidema Zejnullahu.Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

(Dedikuar mikut tim që më bëri dhuratë këtë karikaturë, profilin tim në formën e artit të tij, karikaturistit shqiptarë Agim Krasniqit)

Sa është vështirë të kuptojmë botën dhe psikologjinë e një artisti?

E kuptojmë pak, ose fare nuk e kuptojmë, ngase është botë në vete!

Çdo sjellje jona, çdo krijim, çdo imagjinatë është produkt i trurit tonë, andaj mendoj se një artist si në këtë rast karikaturisti Agim Krasniqi, ka lindë me trurin e të qënit artist, ngase artist lindë dhe nuk bëhesh!
Pra, akti thelbësor i këtij bashkëpunimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave.

Shqisat janë ato që përmes tyre ne përjetojmë artin, na mundësojnë përjetim emocional të formës, ngjyrës, kuptimit etj…!

Për të arritur këtë përçueshmëri tek ai që shef pikturën, apo punimin e një piktori, vërtetë është mjeshtri në vete, sepse për të pasur shpirt artisti duhet të keshë ndjeshmëri të lartë emotive, të ndjeshë atë që don t’a thuash, të reflektosh pa folur qëllimin tënd tek tjerët! Pra të krijosh diçka që flet vet, diçka që ndjehet, diçka që të hap diapozon mendimesh, përceptim me bazë aftësie që ka njeriu!

Mes arteve vizuele qëndron edhe arti karikaturave.

Karikatura gjithmonë percjellë një porosi në vete, është mjeshtri në vete që pos një mendje artisti mund ta realizoj përmes një punimi.
Karikatura është art kompleks, sepse përcillet me një ilustrim humoristik, shtrembëron realitetin, dmth, të jep përshtypjen e një iluzioni të qëllimshëm, por pa i ikur identifikimit real, egzagjerim i ndonji karekteristike që dominon tek personi, objekti apo qëllimi…

Karikaturistët janë njerëz të veçantë, sepse kanë aftësi dhe zgjuarësi, këtë mund të shofim tek karikaturisti Agim Krasniqi në punimet e tij, ngase punimet e tij aq sa të bëjnë të qeshesh aq të bëjnë kurioz të nxjerrësh kuptimin e asaj çfarë porosi ka në vete punimi tij.

Arti karikaturistit Agim Krasniqit, dallon nga arti normal i një portreti, një peisazhi, etj, ka një dallim të dukshëm, është më i fuqishëm, shtynë mendjen të analizoj, ndryshon emocionet, pra të futë në një iluzion të qëllimshëm…po pra për të bërë një karikaturë duhet të kesh aftësinë e krijimit të një tregimi, ngjarje, ndodhie, dmth, përshkruhet një periudhë kohe brenda një punimi..

Lule Alidema .Lule Alidema,psikologe klinike; Vendi ynë ende është nën presionin e frikës dhe panikut të pandemisë…

Vendi ynë ende është nën presionin e frikës dhe panikut të pandemisë që përfshiu thuaj gjithë globin.

Mendoj se tashmë jemi ne një stad vetëdijesimi, se si duhet të mbrohemi dhe masat parandaluese, cilat duhet ndërmarrë që të shmangim shpërndarjen e virusit.

Po ashtu, në aspektin psikologjikë shihet një stabilitet i dukshëm, besoj shumë duke u nisur edhe nga vetja, që jemi vazhdimisht në gjendje gatishmërie si psikologë dhe staf mjekësor tu dalim në ndihmë çfarëdo çoftë nevoje popullit tonë, rezulton me një siguri dhe qetësi në popull!

Besoj shumë se nëse vazhdohet me kujdes të shtuar dhe ju përmbahemi këshillave të profesionistëve shëndetësor do të kalojmë pa probleme dhe pasoja…

Unë lus gjithë popullin tim, që të ruajnë qetësinë, tu përmbahen këshillave të profesionistëve, të gjejnë forma relaksimi në shtëpitë e tyre, nuk ka nevojë panik ngase është kaluese, dhe me kujdes besoj shpejt do t’a kalojmë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.