Një fjalë që ka hupë në fjalorin aktiv të gjuhës shqipe si shumë fjalë të tjera në kohen e sotme të zhvillimit global, që gjuha shqipe po ” pasurohet” me fjalë të reja, të huaja, të cilat, fatkeqësisht, nuk kuptohen nga shumica e popullsisë.

Këtë fjalë e dëgjova për herë të parë kur ishe reth 5-6 vjeç, rreth viteve ..50.Ish këha kur fshatari kish marrë tokë, për herë të parë në ekzistencen e tijë, dhe punonte dritë me dritë për të siguruar jetesen,që t’i tepronte diçka si t’kish shlye detyrimet e shtetit.
Gratë nuk punonin në arë, veç punëve të shtëpisë e të oborrit.Rreth orës 9 ju dërgonin cilen burrave në arë( fushë): bukë të ngrohtë kollomoqi ( qethi)e sapo nxjerrë nga furra, të zhytur në shëllirë, e mbështjellë me garzë, që kishe dëshirë ta haje megjithë garzë; djathë lope, dhije apo deleje, kos, qëmësh, hirrë e ujë të frekët( nga truma apo pusi) perime e fruta të stinës.
Uleshin nën hijen e një peme e lënë kastile, ku rrahte flladi i freskët dhe ushqeheshin këndlshëm, shoqëruar me humor të improvizuar.Fatmirlsisht s’njihnin parti.Pinin nga një cingare dhe fillonin punën të freskuar.
Punonin deri në oren 12 fiks, që e përcaktonin me hijen e këmbës, uleshin përsëri në atë hije, që gratë tani sillnin dreken me të tjera ushqime, ku dominonte mishi me pilaf e byreku, plus të tjerave.
Këtë ritual po ndjek edhe unë në këtë kohë pademie.Çdo ditë në këtë orar, jo me punëtorë, por vetëm, jo nën hijen e pemës, por në tavolinë, këtu në verandë konsumoj CILEN.
Vëreni: djath, sallam, domate e kastraveca, rrush e fiq, hudhra, bostan etj.Shto këtu dhe një gotë raki që cila e 50-ës s’e pranonte.
Por edhe një libër në tavolinë duhet sot; atëherë s’kishte libër se cila hahej në fushë, megjithëse edhe në shtëpi s’kish libra.
E sot pra bashkë me cilen duhet edhe libri, se në të kundërt s’quhet CILË , por grazhd.