Me ndryshimin e sistemit në vitin 1990,që në gjenezë filloi injorimi nga injorantët.
Ato studentë,që gjoja sollen ndryshimin dhe me demek po sillnin një sistem të ri premtues,u shuan si shurra e pulës.Ku janë ? Mbi 600 student aq revolucionarë u arratisen e ku shkuan? Për vehte luftuan?Bënin luftë verbale,nganjëherë dhe kërcënuese e si trima me një udhëheqje të kalbur; e sulmonin si një kalë të ngordhur.E munden e ku shkuan,ku janë?
Edhe ato që mbeten,në luftë pa pushim të injorimit të së kaliarës,veç u pasuruan e vaxhdojnë të pasurohen me “mbeturinat” e së kaluarës.
U pasuruan duke injoruar të kaluaren,në luftë me të kaluaren “komuniste” pasi shkatrruan çdo gjë që ish ndertuar me djersen e gjakun e popullit fukara.Fabrikat,uzinat,ushtrinë,pyjet,bujqësinë,shkollen,arsimin i shkatrtuan si vepra komuniste.Por qëllimi i tyre ish veç pasurimi,banëzia dhe ia arriten,por gabuan.
Çdo gjë e gjallë mbi këtë tokë,sipas ligjit të natyrës,kalon disa procese:lind,zhvillohet,arrinë kulmin e pastaj fillon rënien deri në shuarjen e plotë.Se në këtë botë asgjë s’lind e s’krijohet,por transformohet.
E ato,studentët e dhjetorit,e sidomos ato që i shfrytëzuan dhe moren padrejtësisht drejtimin e sistemit të ri, të adhtuquajtur demokratik,gjithnjë duke mohuar të kaluaren,mbrenda së cilës ishin vetë,sot kanë arritur kulmin e tani ka nisë rënia,që do shënojë fundin e tyre.
Por fatkeqësisht popullit të thjeshtë iu mohuan e injoruan 30 vjetë jetë e ç’u mbeti?
Ja,më në fund,këto dy mohues të shfrenuar të së kaluarës me emrat Sali Berisha e Lul Basha arritën në kulm:Po mohojnë njeri tjetrin e në të vërtetë jenë që të dy të muhuar dhe të injoruar.
E kushdoqoftë ai,që vaxhdon t’i ndjek pas,si njerin,si tjetrin,është i mohuar e për rrjedhojë injoron vehten,bashkë me të kaluaten dhe të tadhmen e tij.
Këto politikanë e shumë pas tyre,që vazhdojnë t’i fryejnë zjarrit,janë personazhe të Konicës,që thoshte se:NËQOFTËSE SHQIPËRIA DO TË VDESI NJË DITË,DO TË VDESI PREJ POLITIKSNËVE.
Ja që fatkeqësht kjo ditë erdhi.