7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Prof.Eljaz Salja

RROGËTAR (rrakktar)…!?
Po kërkoja në fjalorin e gjuhës shqipe për një fjalë,që s’arrija të dija kuptimin e parë dhe variantet e saj.
U ndesha në fjalen ” rrogëtar” që fjalori e spjegonte kështu:”Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur,shërbyes; barî me rrogë; rraktar i beut,rraktar lopësh.
Për fatin e mirë,në këtë moshë të thyer,natyra më ka favorizuar duke më ruajtur memorjen( mendjen) dhe më këthen 70 vjet prapa.
Ishin vitet e pasluftës( Luftës së Dytë Botërore)ku mjerimi ishte këmbëkryq kudo,në fshat e në qytet,analfabetizmi e injoranca sundonin;kandilli po zëvëndësonte bishtukun;minishkollat po zëvendësonin mejtepet e katekizmin;kasollet dalngadalë,tek–tuk,po zëvendësoheshin me shtëpi guri me perde kallamash e pa tavane.
Në këtë kohë,në moshen 6-7 vjeç,u njoha me fjalen ” rraktar” Tre djem 10-13-16 vjeç kishin ardhë nga Kraja( kështu flitej) të mbetur rrugëve pse kishin humbur prindërit.U ngrit gjithë komuniteti human i asaj kohe për t’i ndihmuar.Ju ndërtuan një kasolle,ashtu siç i kishin pothuajse 50% e krahinës,i paisen me disa rroba fjetje dhe pak ushqime sa për mbijetesë.
Nga që s’kishin asnjë mundësi jetese,disa familje pak më të kambura,i merrnin rraktar,ku shpërblimi ishte: i ushqenin mirë,ashtu siç ushqeheshun vetë; i vishnin mirë,jo si vehten,por mirë sa për y’mos u ftohur; flinin pranë kasolles së kafëshve,por ngrohtë.Pra paga e tyre ishte ushqim e veshje.
Koha ecën dhe këto socializoheshin edhe për faktin se moshatarët e tyre i mëshironin,i afronin dhe përpiqeshin të mos i diferenconin.
Si u ngriten koop.bujq.edhe këto u angazhuan në punë,si gjithë të tjerët,pra me ndihmen e shokëve që kishin zënë ;krijuan familjet e tyre dhe i iken rraktarlleku, u këthyen në rrogëtar,jo më të pasonikut,por të shtetit.
E tash,mbas 70 vjetësh,mijëra shqiptar,si ato 3 krajanët,moren rrugët e botës,jo si rraktarë,por si rrogëtarë; kullosnin bagëtitë e grekëve apo italianëve e jetonin në kadolle,e siç tregonin të sinqertët,mijtë ju hanin bukën nëpër strajca të varura në muret e kasolles.
Tani kohët kanë ndryshuar dhe këto rrogëtarë janë socializuar në vendet ku jetojnë,por amâ prapë shumë rraktarë kanë mbetur si ata tre krajanët që asnjëherë s’arriten të barazoheshin përfundimisht.
Dhe ka ardhur një kohë,që po i thojnë demokraci,që në vendin tim të dashur Shqipëri,ata që dikur merrnin rraktarë,janë këthye vetë të tillë,duke shërbye si roje të pronës së fëmijëve të tyre rrogëtar,shpesh edhe pa bukë e veshje,jo gjithmonë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.