BigBrother…!?
U shfaq mbrëmë pas një pauze 4-vjeçare.
Një emision vërtetë i bukur;shtëpia më e famshme,vërtetë përrallore,parajsë.
Por mua si një ” injorant” apo “konservator” më ngjanë sikur nuk i përgjigjet realitetit shqiptar në një sitatë të tillë ekonomiko-shoqërore.
Së pari për nga ana arkitekturore dhe paisjeve mbrënda saj,vërtetë është e famshme,por për nga përmbajtja s’di ku e ka famen.Mos vallë se aty mbrenda jetojnë një grup “vipa” parazit,që s’reflektojnë kulturë,duke fjetur të gjithë në një dhomë,bëjnë dush në një ambjent të hapur,gjë që s’ndodh në shtëpitë më të thjeshta shqiptare;çiftëzohen e shçiftëzohen sa dalin në liri?
-Së dyti,duke filluar që tek emërtimi BigBrother.Ju lutem më tregoni sa përqind e popullit shqiptar,duke filluar që tek unë,e kuptojnë këtë term?Pse italianët,ku ju kopjoni,që janë shumë ” nen nivelin tonë” kulturor,e emërtojnë Vëllai i madh?Nuk gjetët një fjalë shqipe?Apo,hajt.Nejse.
-Së treti:i përgigjet gjendja e mjeruar ekonomiko-shoqërore e popullit shqiptar këtij formati kaq modern?
Një orë para se të hapej ky emision,FiksFare na prozantoi me shumë dhëmbje një fshat rreth 5 km. larg Bilishtit në një mjerim total:pa rrugë,pa ujë,pa qendër shëndetësore,pa shkollë,pa shtëpi kulture,që dikur funksiononin.Ky s’është një rast i vetëm.Falë emisionit insifikativ FiksFare,Stop;programeve artistike si Portokalli,Klanifornia,Al Pazar dhe shtypit të përditshëm etj, ballafaqohemi çdo ditë me këtë realitet,me këtë kontrast të hidhur.
Me ç’sy do e shohin këtë emision 40% e popullsisë shqiptare,që jetojnë nën nivelin mesatar të jetesës; me ç’sy do e shohin 650 mijë pensionistë,që janë zhdiergë në punë gjithë jeten e tyre,pa bukë në bark e vazhdojnë edhe sot në “demokraci” po kështu?
Me ç’sy do e shohin shtëpinë më të famshme,vërtetë një mbrekulli,ku edhe pulat,delet e gomerët kanë kushte ideale ato njerëz që s’kanë shtëpi mbi kokë,s’kanë ujë e i mbytë uji,s’kanë rrugë për të shkuar tek kasollja e tyre,s’kanë shërbim shëndetësor e arsimor,s’kanë siguri e drejtësi?
Në këtë shtëpi ” të famshme” supërmoderne do të jetojnë për 100 ditë ato të adhtuquajtur vipa.E unë si “injorant” s’mund ta quaj të tillë një nënë,që le tre fëmijë pa sherbim,izolohet në këtë shtëpi,e kuruar me gjoks jashtë deri në kërthizë e fustan të çarë deri në vaginë.Ky është vipi?
E nëse liria,demokracia është e tillë,kurrë mos ardhtë,siç thoshte i ndjeri Hajdari: kjo demokraci,që po sillni ju,kurrë mos ardhtë.
Nuk e quaj mendim konservator,por ky format shënon kontrast me realitetin shqiptar.Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi,që natyra i ka favorizuar më shumë se shumë të tjerë,nuk ëndërrojnë një shtëpi si kjo.Ato thjeshtë pretendojnë minimumin e mundëshëm jetik: një shtëpi modeste,rrugë,ujë,drita,arsim,shëndetsi,
shërbime,qetësi e drejtësi.
Atëhere do e shikojnë me andje GigBrotherin dhe çdo aktivitet tjetër.
Vetëm atëherë do të jetonin të qetë.
Vetëm atëherë do të gëzonin lirinë,demokracinë.