14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Prof.Eljaz Salja

Për të qeshë e për të qarë…
Më ndalë një burrë mesatar,që pak e njihja e më thotë:Më vjen keq,se të njoh për të mirë,por dje mora një gjobë nga policia me urdhërin tënd.
Pse ç’jam unë,i thashë,shef policie?
Po,he-i thashë- ku dhe si e hëngre gjoben?
Po aty-tha-te dera e shtëpisë tënde e kisha lënë makinen.Erdhën dy policë,prenë fletgjoben e më thanë:Kemi urdhër prej Eljazit,se i ke bllokuar deren e shtëpisë.( aty ka tabelë ndalim qëndrimi)
Atëhere me të qeshur,por edhe me të qarë me pecë,hyra në lojë.
Po,i thashë:
Së pari në këtë rrugicë ndalohet parkimi.E ke parë tabelen ?
Së dyti,në derë të shtëpisë së kujtëdo nuk parkohet mamina.
Së treti,a e din se jam pensionist e pensioni nuk më mjafton? Meqë m’është dhënë rasti,po përpiqem “të nxjerr ndonjë kacille.”
S’po më vjen hiç mirë-më tha- dhe iku pa më dhënë doren,me një ndryshim mimike,si me urrejtje.
Pas pak ditësh,më fton për kafe një mik e me buzë në gaz,më thotë:Si,bre burrë,u vendosë gjobë shoferëve që parkojnë makinen para derës së shtëpisë tënde?
E meritojnë- i thashë- pak si me seiozitet.
Më pa në sy dhe qeshëm si në kor,sikur t’ishin disa njerëz.
Ky viktima,fukara n’tru,ia kish rrëfye ngjarjen dhe biseden që kish bërë me mue,këtij dhe jo vetëm këtij.
Qeshëm,por të pikëlluar,me ndjenjen e dhimshurisë.
Deri në këtë gradë ka përfunduar inteligjenca e shqiptarit.Ky është rezultati i ” demokracisë” 30-vjeçare.
Në të tilla fenomene,e shumë si këto,po ndeshemi përditë.
Për të qeshë e për të qarë.
“””””””””””””””””””””””””””””

Humor fshatar…
Ishte një natë e qetë vjeshte.Hëna shëndriste si në mes të ditës; pa erë,pa shi sa kishe kënaqësi ta sodisje.
Por fshatari i gjorë,që kish ra shkals,duke punuar gjithë diten,ish ngulë para televizorit e po shihte BigBrother,shtëpinë ” më të famshme” në Shqipëri,ato personazhe ViP,që ” prodhojnë ” kulturë” dhe ” edukatë”.
Në momentin më emocional,ikin dritat.
Shumë i revoltuar merr në telefon përgjegjësin dhe i drejtohet me një ton të lartë,pa e ofenduar.
Përgjegjësi,i zënë ngusht,përpiqet ta qetësojë e i thotë:” Hajt he burrë,mos u bën me nerva,flej i qetë rroka- rroka me gruan,ke rast të fleshë më heret.”
Pas rreth një ore vijnë dritat.Fshatari merr në telefon përgjegjësin dhe i thotë: ” Faleminderit një gruaje,që doli nga shtëpia yte,duke ju fshehur dritës së hënës,nën hijen e një peme,aty pas mullarit,u takua me një burrë,siç duket ishte elektriçisti dhe s’vonuan e erdhen dritat.
Faleminderit përgjegjës !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.