13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Prof.Eljaz Salja

Liza vdiq…

Lajmi i kobshëm mori dhénë në gjithë provincen.

Kush ishte Liza?Një grua vërtetë e bukur,afër 2m e gjatë,me aftësi fizike sa për dy burra mesatar.Kishte një nivel mesatar kulturor e të lartë njerëzor.

Kish punuar në instanca shtetërore mesatare,jo të larta,por kudo kish lënë gjurmë të mira.

Kish lindur e rritur dy fëmijë me kushtet e kohës,me një nivel mesatar.

E vjen një ditë,bashkëshorti ndërron jetë,fëmijët marrin rrugët për jetë më të mirë dhe Liza mbeti e vetmuar.Jetonte në një pallat,me kushte minimale.Fëmijët s’e harronin financiarisht,komunikonin në distancë e Liza nënë gjithnjë i falënderonte.Por Liza digjej nga mbrënda nga mungesa e aromës së tyre dhe më shumë të fëmijëve të tyre,që i dëshionte në prehër.

I qëndronin shumë afër njerëzit që e rrethonon,kojshitë,sepse ish një grua që meritonte respekt.E donin dhe i donte,por zemra e saj rrahte për fëmijët e saj shumë larg.

E një natë zemra e Lizës shumë e lodhur u ndal ashtu në vetmi,pa e ditur askush se si.Deri vonë në darkë e kishin shoqërua shoqet e saj.

Në mëngjez njera nga këto,që konsumonin kafen bashkë,hyn dhe e gjenë Lizën shtrirë në shtrat,e shqetësuar i afrohet,se ish mësuar ta gjente në këmbë.E prekë dhe Liza ish akull,kish ndërruar jetë.Panikoset dhe shpërndan lajmin e kobshëm tek shoqet e përbashkëta dhe në gjithë provincen.

Liza vdiq,por si vdiq? E vetmuar:larg fëmijëve,larg shoqeve,larg të afërmve,pa njeri.

E Liza është një nga ato,s’është e vetmja.

Kësaj i thojnë demokraci,liri,që do të thotë se je i lirë edhe të vdesësh i vetëm.

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz që luajnë instrumente muzikore dhe njerëz në këmbë

Një ditë votimesh në kohen e diktaturës në balkonin e shtëpisë së kulturës Bushat(sot objekt kulti) me këngë e me valle.

Sot,në demokraci,kënga e vallja janë kthye në vaje,në vrasje.

Një parti ishte atëhere e i vinte njerëzit në rrjesht e në garë kush voton i pari.

Sot 120 e sa parti i vejnë në rrjesht njerëzit duke i shtyrë,se një pjesë e madhe s’duan t’ja dijnë fare.

E n’fund kush fiton? Ai që e ka thesin( e miellit apo lekëve) më të madh.

E kësaj po na i thokan demokraci: gjysma e popullsisë ka marrë boten për një jetë më të mirë; shumë kanë lënë kockat e shumë kanë zënë burgjet.

40% e atyre,që kanë mbetur,jetojnë me minimumin jetik;brezi i tretë po ngordh i vetmuar,roje e vilave të fëmijëve.

Vepra kryesore e kësaj demokracie është braktisja totale e këtij vendi,që natyra i ka dhuruar të gjitha të mirat.

Votoni prap,të nderuar shqiptarë,për një thes miell,veç mos harroni se më keq do të shkoni.

Shqyptarë! Me vllazën jeni tue u vramë

dhe më 100 çeta jeni shpërdamë- thoshte Pashko Vasa para 100 e sa vjetësh.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.