M A l l …??
Të ulur në kafe, një ditë para festës sonë të madhe 7 MARSI, unë dhe shoku im i rinisë she i pleqësisë Tufiku, s’po i lëmë radhë njeri tjetrit duke kujtuar kohen e shkuar, mallin për atë kohë shumë të bukur edhe pse shumë të vështirë e me plot sakrifica.
Të rinjtë sot, në arritjet e mëdha të shkencës së teknologjisë, na vënë padrejtësisht epitetin ” nostalgjik” edhe pse ndoshta s’ e kuptojnë konceptin e nostalgjisë, që do t’ ju thoja se është thjesht mall nga e kaluara.E kush nuk ka mall për të kaluaren e tijë, ashtu siç ishte, edhe shumë e mirë, edhe shumë e vështirë.
Shqipëria ishte një fshat, një fshat i madh siç e quajti Arvizu, ambasadori amerikan.Ishte mbi 90% analfabet, siç ishim edhe ne, që u shkolluam dhe kontribuam shumë për zhdukjen e analfabetizmit dhe për mësimin dhe edukimin e brezave.
Më emruan në një zonë që veç gur, pyll e borë kishte– thotë Tufiku-.Nxënësit nuk mungonin asnjë orë mësimi, edhe se bënin rrugë të gjatë nëpër borë dhe prindërit më shikonin sytë dhe bënin përpjekje të më lehtësonin sadopak vështirësitë e jetesës sime ngaqë ishin shumë të etur për dije, për t’u dhënë dije fëmijëve të tyre për të mos mbetur injorantë si ata e brezat e tyre para ardhës.
E me zor i marr fjalen mikut tim për të treguar si shkoja unë në punë hipur në një karrocori kamjoni, ku era e ftohtë, që vinte nga bora, më thante fytyren.Por duhej shkuar se e dija se nxënësit më prisnin para derës së shkollës dhe kërkonin dije e nuk pyesnin se bora kish shkuar një metër.
Dakort, më ndërpret përsëri miku im,ti shkoje sipër karrocerisë, por unë çaja boren me këmbë, e jo pak por për 5- 6 orë e s’do t’ia dija se nxënësit e mijë në grup sytë i drejtonin nga ajo rrugë dhishë, që më çonte tek shkolla e kur më shihnin, u shkëlqenin sytë dhe vraponin për t’ më marrë çantat e shpindës, që mbante ushqimet e mbijetesës.Mirënjohje për ato nxënës e prind që na jepnin kurajo e ndihmë mbrenda mundësive që kishin.
E si t’ mos kemë mall për këtë kohë të bukur edhe pse shumë të vështirë të rinisë sonë?Edhe vështirësia nganjëherë është e bukur; aq më tepër që ne aty ishim për një mision: për t’ju hapur sado pak sytë atyre njerëve, që jetonin në terr prej shekujah.
Ky është malli për festen tonë të shenjtë 7 M A R S I N. Jemi krenarë që patem privilegjin të jemi mësues, si fjala më e shenjtë mbi tokë: të mësosh dhe të edukosh njeriun.
Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë se nga mendja, shpirti dhe puna e shenjtë e mësuesit kanë burimin gjithë fushat e tjeta të dijes, të shkencës, të jetës sepse mësuesi mëson mësuesin, mjekun, inxhinierin, agronomin, artistin e shkencëtarin.
Prandaj 7 Marsi duhet duhet të marrë vlerësimin si festa parësore e kombit dhe mësuesi si figura më e ndritur e tij.
“Mësuesi dhe nëna, thoshte Hygoi, janë nëpunësit kryesor të shtetit”
I dashur shtet, mos mbyll shkolla, sepse aq shkolla që do mbyllësh, veç me buegje do i zëvendësosh.E ndjehem i fyer dhe i keqardhur se “demokracia” në vendin tim, që nga viti 1992 këtë rrugë ndoqi e vazhdon; shkolla dhe mësuesi nuk po e përmbush misionin e saj të shenjtë dhe Shqipëria përditë po e vuan.
E megjithatë uroj: TË RROJË 7 MARSI !
GËZUAR mësues misionin tuaj të shenjtë dhe merrni mbi vehte pa ndroje ndjenjen e përgjegjësisë për të ardhmen e Atdheut.
“Sa më e fortë të jetë shkolla sot, për aq më pak polic do kemi nevojë nesër.”V.Hygo.
G Ë Z U A R 7 M A R S I N !