KOROAVIRUSI,
është një luftë.
Thoshte dikush, të cilit s’ po ia them emrin se do më paragjykoni: “Lufta është një lojë e marrë seriozisht.”
I vetmi shtet që e mori seriozisht, qe Kina.Aty filloi lufta dhe me masa të jashtëzakonëshme, shumë shpejt e mposhti ate.
I vetmi shtet që s’e mori seriozisht këtë luftë, duke e vlerësuar si lojë, ja si e pësoi.Jo vetëm që e pësoi vetë,por i shpalli luftë të padukshme gjithë Europes, fatkeqësisht edhe ne.
Kjo luftë padyshim që po merr njerës, por nuk bën ndonjë problem të madh.Po vdesin 1,2…10 miljonë njerëz.Por dëmi më i madh do jetë ekonomia, e pasi të iki lufta, bota mbarë do bie në krizë,sepse s’po punon njeri.Shumë dëme bënte Lufta e Dytë Botrore, por njerëzit punonin, jetonin aty ku lufta ishe më e butë.
Duke punuar ditë natë dhe nganjëherë prodhohen kriza.Po tani? Pa punuar fare, veç duke konsumuar, bile duke shpenzuar shuma të mëdha për t’ frenuar luften, veç krizë do prodhojë.
Por kjo luftë, veç të kqijave, do sjellë dhe të mira:Politikanët,edhe të niveleve më të larta, besoj do kthjellohen e do mendojnë se edhe ato nuk janë të paprekshëm.Nuk preken nga luftrat, që duken, por këto të padukshmet sikur po ua çojnë të fala dhe atyre.
Gjithashtu supërmiljardierët që në çdo hap të punës së tyre, veç gjak populli pijnë, besoj do i thërrasin mendjes e të kthjellohen se njerëzit në këtë tokë lindin e duhet të jetojnë si të barabartë, siç janë të barabartë para sëmundjes apo vdekjes.
Gjithashtu njerëzit e thjeshtë, besoj, do e mbledhin mendjen që të mos vrasin vëllai vëllanë, burri gruan e gruaja burrin për hiç gjë
se paska diçka të padukshëm që u vret që të dyve.
Shpresoj e besoj që kjo luftë kaq e frikëshme të mposhtet sa më shpejtë dhe këto mendime të mia të errta të mbesin si një ëndërr dhe jeta të vazhdojë me vrullin e zakonshëm dhe me optimizëm.