8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Prof.ELJAZ SALJA

Sherr për duhanin !?

l.Dy shokë fëmijërie, Tani e Titi, tani pensionist, dalin diten e liridaljes për ajrosje, gati si të burgosurit.

Tani: Më fal pak, Titi, sa të blej një stegë cingare që ta kemë deri në liridaljen tjetër.

Titi: Prap ti me duhanin vazhdon?

Tani: Po e kam mik të vjetër, mor Titi, si ty.

Titi:Ehu, prap ti vazhdon.E kanë braktisë burra edhe më të mirë se ti.

Tani: Po gabon, Titi se shoku e miku i vjetër nuk braktiset aq kollaj, sa mendon ti,aq më tepër në këtë situatë të vështirë ngujimi.”Zene shokun e ri, por t’vjetrin mos e harro”–thotë populli.

Titi: Prap vazhdon ti.

Tani:Po vazhdoj e dua të kujtoj se ai që lë shokun e vjetër s’është burrë i mirë, po i keq.Po nuk të fajsoj ty unë se ti s’e ke pasur kurrë shok e s’ia di vletat.Ndërsa unë rri gjithë diten me të.Sikur një moment të më mungojë, më ze stresi.

Titi:Po ti qenke i marrë e unë s’e paskam ditë.Me grue të rrish tërë diten të mërzitë, jo më duhani.

Tani: Po del ti më i marrë se unë sepse vërtetë duhani nxjerrë tym, nësa gruaja nxjerrë flakë.

Titi: Mor po t’paska lajthitur fare mendja, po s’ke faj se je mbyllur aty n’kafaz, mes katër mureve; po si, mor krahason gruan me duhanin?

Tani:Ke dëgjuar ti, i dashur, se gruaja është një e keqe e doemosdoshme?Ashtu, pra, edhe duhani është një e keqe e doemosdoshme.

A lihet gruaja në pleqëri?Jo. Ashtu, pra, edhe duhani s’lihet në pleqëri.

U ndanë Tani e Titi, pas atij humori të këndëshëm, duke u përshëndetur nga dy metër distancë, sipas rregullave të virusit, për t’u takuar prapë në liridaljen e e ardhëshme,pas një jave, me tjetër bisedë miqësore, në se virusi do i falë.

ll.Duhani e gruaja:Takohen javen tjetët Tani e Titi.Tani me cingare në gojë si gjithnjë e Titi, i besdisur, i thotë:”Po shuaje njëherë, dreqin!”

Tani: Unë e ndezi në mëngjez, duke pirë një kafe me bisht e s’e fik deri në darkë, sa mbaroj njeren, filloj tjeten e s’kam fare nevojë për shkrepse.Në dhomen time– i këthehet Titit– perdet nga të bardha, kanë marrë një ngjyrë si kreme.Hyn gruaja në dhomë dhe ashtu me ” ëmbëlsi” siç e kanë zakon gratë, më drejtohet: Po shuje, or burrë njëherë atë duhan, se po të mbytë.E shikon edhe perdet kanë ndrruar ngjyrë.S’prishë punë–i them– se duken më të bukura, sikur kemi vënë perde të reja.Pastaj ti po ke hallin e perdeve apo të mushkrive të mia?Për fat e le me kaq.

lll.Duhani dhe fëmijët:Të ka ardhur koha që të prishesh me duhanin, babë, se sikur po të dëmton shëndetin.Ti po na helmon edhe fëmijët.Këtë e bëjnë në formë presioni se ato fort mirë e dijnë se unë nuk ndez duhan në prezencë të fëmijëve, rroftë balkoni.

lV.Duhani dhe doktori:Më kapi keq një dhimbje e tmershme veshke.Më dërguan fëmijët me urgjencë në spital.Mjeku, që më mori përsipër, një burrë në moshë, ishte shumë pesimist për ecurinë e sëmundjes dhe unë i lexova atij mimiken e, pa rrena, u tremba.

Pas shumë përpjekjesh, mjeku i nderuar, përcaktoi diagnozen dhe më shëroi.

I kënaqur për rezultatin e mirë, më ftoi për kafe.Në kafe unë vazhdoja të tumosja, se aty është vendi më i përshtatshëm.Më drejtohet:Lere, or burrë këtë duhan, se do të të vdesë.

Po mirë, more doktor, ju që nuk pini duhan, s’do vdisni?

E vazhduam biseden me humor dhe doktori konkludoi, bashkë me ne se: duhani krijon sherr, bile edhe vdekje, por është ves, neps, që edhe sikur ta braktisësh, prap të krijon stres e stresi vret ndoshta më shumë se duhani, për faktin se ulë rezistencen dhe imunitetin e njeriut për t’ i lehtësuar rrugen koronës e çdo virusi tjetër.

E unë jam besnik ndaj shokut.Kurrë s’do ta braktis derisa të më braktisi ai.

“”””””””””””””””””””””””””””””

E pa mundur…?!

Nuk do ta besoja nëse Ilir Beqa, i biri i t’mirit,të ketë thënë se për të rregulluar situaten ekonomike në vend, lipset të ulen pensionet.

Edhe nëse e ka thënë s’dua ta besoj.E në se e ka thënë turp të ketë.Po çdo ulesh, mor mjeran?Po nuk e di ti se për 7 vjet nuk bëre asnjë rritje pensioni, apo rrite me nga dyqind, që edhe një lips s’do të kënaqej.Nuk e di ti se pensionet tona janë sa për bukë thatë e ilaçe?

Ja ku po ta them e ngulite mirë në kokë, ti e partia yte dhe e imja se po zbrite pensionet, 650 mijë pensionist, shumzu me të pakten 3 anëtarë familje, plus ç’ kanë shokë e miq, rreth 200 mijë vota më pak do keshë në zgjedhje apo nuk të duhen gjë, se i keni rregulluar punët tuaja.

Prap nuk e besoj e megjithate po të kujtoj një thënie filozofike të Sonekës:”Kafsha është e rrezikahme kur është e uritur: njeriu kur është i ngopur”

Zgjidh e merr.Ky s’është mendim personal, por i gjithë pensionistëve mjeran shqiptarë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.