8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Prof .Eljaz Salja

Prof.Eljazi ju falnderoje per ato qe keni shkruare,njerzit e medheje kerkojn edhe te vegjelit ti lartesojn.Mirnjohje per jete.  Gjin Musa

Mikut tim GJIN MUSA !

Të njoh, por jo dhe shumë se koha s’ na mundësoj të punojmë bashkë e njeriu njihet mirë veç në punë.S’po arrij të kuptoj qartë veprimtarinë tënde praktike në sherbim të emigrantëve,për arsye distance.
Kur isha vjet në Romë familjarisht, na nderove taman si i ka hije një malësori të vërtetë.Koha e ndejes bashkë ishte shumë e shkurtër.Si u ndamë, nuk e ndjeva vehten të plotësuar se për aq kohë s’arritëm të shpalosnim ndjenjat njerëzore që na bashkojnë mua dhe ty.Te jam shumë mirënjohës për vlerësimin tuaj për familjen time, kryesisht për tre djemtë, pas asaj dreke aq të këndëshme që na ofrove.
Ne të ofruam një ndenje këtu në Shqipëri, me shumë dëshirë,që s’ u realizu dhe arsyen s’e di.
Kishim vendosur, me inisiativen e djemëve,t’ju vizitonim prap këtë pranëverë, por kohët ndryshuan prej kësaj mortaje që na zuri.
Si intelektual i lindur nga populli fukara, por i ndershëm dhe i pastër, kam qenë e jam gjithmonë në prehrin e tij dha vlerësoj moralin e tij shumë të meçëm.
Besoj e vlerësoj inteligjencen e njeriut të thjeshtë, nga fusha apo mali qoftë.Koha ka vertetuar se nga mali kanë lindur koka të mëdha që kanë lënë gjurmë në shumë sektor të jetës, në art, letërsi,e shumë sektorë të tjerë e politikanët mediokër s’ u kanë dhënë vendin që u takon ose i kanë vlerësuar subjektivisht.
Dukagjini dhe gjithë malësitë e Shqipërisë, nga veriu në jug, në shekuj kanë lind figura të mëdha, që kanë bërë histëri qoftë dhe në sakrifikim të jetës së tyre në shërbim të popullit të thjeshtë, i cili gjithnjë ka mbajtë vuajtje mbi shpatullat e tijë.
Po jetojmë kohë të vështira në këtë botë “demokratike” me një propogandë shfrenuese, frikësuese nga kjo mortajë e sajuar nga dora e njeriut të babëzitur, që më kujton një thënie filozofike:Kafsha e ngopur është më e rrezikshme se ajo e uritur.
Bëra pak bisedë me ty në distancë, në këto kushte të pa përsëritshme, por në se na lë gjallë korona, do rrimë dhe shfaqim në prezencë idetë tona, që gjithmonë kanë një vizion:T’i shërbejmë atijë që ka nevojë.
Të uroj shumë shëndet e suksese në punen tuaj fisnike.Miku yt Eljazi.
Dashamir Uruçi, Deli Alija e altri 22
Commenti: 1
Mi piace
Commenta

Condividi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.