Akademik prof.Dibran Fylli, kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit 2021.
Pak biografi
-Dibran Fylli, kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit 2021
-Numri im 52, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
-Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
-Anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Nju Jork
– Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “NATA e ZJARREVE).
-Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“- (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
-Autor dhe skenarist e regjisor i Programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
-Autor i mbi 19 veprave letrare, artistike e shkencore
-Autor i mbi 200 fotografive dhe mbi 400 minuta xhirime filmike gjatë kohës 1998/1999
-Skenarist e regjisor i mbi 40 filmave dokumentar (te edituar e arkivuar ne arkivin e RTK-së)
-Dhjetëra role të realizuara në filma vendor e ndërkombëtar
Që të kthehet kultura në vendin e duhur, nuk duhen premtime por punë dhe përkushtim!
-Numri im 52, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
-Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
-Anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Nju Jork
– Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “NATA e ZJARREVE).
-Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“- (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
-Autor dhe skenarist e regjisor i Programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
-Autor i mbi 19 veprave letrare, artistike e shkencore
-Autor i mbi 200 fotografive dhe mbi 400 minuta xhirime filmike gjatë kohës 1998/1999
-Skenarist e regjisor i mbi 40 filmave dokumentar (te edituar e arkivuar ne arkivin e RTK-së)
-Dhjetëra role të realizuara në filma vendor e ndërkombëtar
Që të kthehet kultura në vendin e duhur, nuk duhen premtime por punë dhe përkushtim!
Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956. Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë. Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm).
Vepra të botuara
- Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998
- Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998
- Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
- “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
- “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
- “Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007
- “1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012
- “Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013
- “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013
- “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
- “Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014
- “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015
- “Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
- “Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016
15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018
Çmime letrare
Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012.
Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti.
Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013.
Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.
Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014.
Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997-1999
– mbi 200 fotografi,
– mbi 400 minuta xhirime filmike.
Filma të realizuar
“Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)
“Kalanica e Kadiut“, komedi (1996)
“Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA.
Role të realizuara
Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri, filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes” – Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018.
37 filma dokumentarë dhe dy monologë
“Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998).
“Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne simpoziumin ndërkombëtar (Prishtinë, 29.9.1999).
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000).
Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001).
Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“ (2001).
Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës së Koshares (2001).
Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes ushtarake” (22 prill 2002).
Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina (2008).
Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar dëshmorit Faruk Elezi (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008).
Film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008).
Dokumentari “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj (2008).
Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008).
Filmi dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008).
Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak Guta (2008).
Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009).
Filmi dokumentar “Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama (2009).
Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi (2010).
Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011.
Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK (2010-2011).
Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan Prishtinës (2013).
Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).
Flori Bruqi