13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 20 Maj 2026

Prof.Nijazi Halili

Kosova nyje e zgjidhjes së krizës Ballkanike!

Procesi i zgjidhjes së çështjes Kosovës, ka impakte të drejtpërdrejta mbi faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të ritmeve të integrimit të tyre në strukturat euro-atlantike. Veçanërisht, Bashkimi Evropian duket që më së shumti i sheh dhe i konsideron proceset në Ballkanin Perëndimor në mënyrë rajonale më shumë sesa individuale. Në këtë kontekst, çdo hap i matur por edhe i shpejtë drejt përmbylljes së çështjes së dialogut Kosovë-Serbi është dinamizim pozitiv i procesit të integrimit të vendit, i faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan dhe i integrimeve rajonale në BE dhe NATO.
Pa procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në strukturat euro-atlantike, çështja e Kosovës do të mbetet nyja e rëndësishme e pashmangshme, sikundër është edhe nyje qendrore e zgjidhjes definitive te krizës Ballkanike të njëzet viteve te fundit. Pjesë të shkëputura nga libri në proces: Njohuri mbi Bashkimin Evropian.
Prof.Nijazi Halili
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.