17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Prof.Nijazi Halili

Mjaftë shqetësuese, një sondazh i fundit mbi emigracionin mes të rinjve ngre alarmin për rrezikun që i kanoset vendit, nga shkalla e lartë e emigrimit të trurit.

Një sondazh i fundit mbi emigracionin mes të rinjve ngre alarmin për rrezikun që i kanoset vendit, nga shkalla e lartë e emigrimit të trurit. Rreth 90% e të rinjve që studiojnë mjekësi, informatikë dhe inxhinieri duan të largohen.
Sipas kësaj anketë të prezantuar nga ekspertë të çështjeve demografike, gati 80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. Ndërkohë, 94% e të rinjve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.
Ekspertët Ilir Gëdeshi dhe Rusell King prezantuan rezultatet e anketës me 1650 studentë me moshë mesatare 22 vjeç. Sipas z.Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre. Nga njëra anë, ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. “Në një studim tjetër të botuar në 2018, treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%. Por, kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç ( me 71.2% e të anketuarve që duan të emigrojnë) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar. Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit”.
Kur duan të emigrojnë studentët?! Të dhënat e anketës tregojnë se 7% e studentëve që duan të emigrojnë dëshirojnë të ikin nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.
Si përfundim mendoj se e njejta gjë po ndodhë edhe në Kosovë, kur dihet se vendi ynë po përballet me një gjendje të rend ekonomike e politike e cila jep pak shpresë për të rinjët tanë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.