BIJNË GJETHET E VJESHTËS
Po bijnë gjethet, po bijnë pa frye nji fije erë kund,
Bijnë mbasi u tha bryma e shndriti drita n’ket ditë.
Bijnë si kujtimi që t’ndalet në shpirt e ma ne fund,
S’din si me e fshi, me hedh tej, cka t’ngjet pa pritë.
Bijnë gjethet e bijnë n’ livadh t’zverdhun pa rend,
Bijnë në natën kur s’I vren kush randue si heshtë;
Me brymen e ngrime ne maje që plas kët vjeshtë,
Kur ndeshet në fije bari që s’duen me ju ba vend.
Bijnë gjethet e thame e vijnë përditë ma t’nxime,
Përditë lajnë shumë qiell, e ma pak ngrohtësinë.
Bari i zverdhun shuhet nën të gjetheve kalbësinë,
Si gjallimi që s’e gjen kund arsyen ndër mundime.
“””””””””””””””””””””””””””
MBAS VELIT TË TJETËRSIMIT TË SHPIRTIT TEM
Fryma e jote vjen n’erë, e za që m’ngrin n’vend,
Si me ta lexue mendimin që m’fsheh kjo dihatje?
Si mundem me e besue se edhe me kohëmatje,
Po e di se cka më mban peng, zemër e mend?
Shikimi I jot më përshkon si t’jem era e në eter,
Si me kuptue cka m’thotë drita që m’ik përtej?
Si lidhet drita e syve larg me atë cka unë ndjej,
Kur sytë janë dritë në ditë e natën m’janë terr?
Si me ditë cka me ba me vete kur me nji sonatë,
Më duhet me e ndje dish’rimin e eremitit t’ikun,
Si me mbrritë me ngrohtësinë e nji qiriu n’t’fikun,
Me gjetë qëllimin e endjes teme, e nëpër natë?
“”””””””””””””””””””””””””””
HSIAO GANG (XIAO GANG) – (503-551)
Nga majemalet n’lindje re endacake po vijnë,
E kah prendimi asht ulun tash në lumë dielli.
Me ngut hijet shtrihen gjithkah, muret nxijnë,
Rrezet e zgjatuna pjerrtaz hyjnë nga dritarja.
N’pellg re t’koklueme, kuq shndrisin t’rrathta,
Gjethet e imta përvijohen n’ajër nga kandili.
SHPJEGIMI KULTUROR:
Xiao Gang ka kenë perandori Jianven I dinastisë Liang. Personazh tragjik u mbyt nga nji general I tij qe e vuni ne fron dhe me pas i mori fronin. Nji vjershe per nji stine te caktueme si vjeshta dhe nji kohe te caktueme si muzgu qe reflekton gjendjen e tij. Në kulturën kineze të dyja janë kohë e ndamjes me dikë. Por janë edhe kalimtare dhe të paqarta; të nxehtit e verës nuk asht kthye në të ftohtë, dita nuk asht ditë, por nata nuk ka nisë; drita dhe hijet, dielli dhe perëndimi etj etj. Tash reflektimi I reve kuq në pellg dhe momentar, (rrathi asht budist sepse nënkupton perfeksionin) kontraston me kandilin që ban dritë se asht rritë terri.
qiū văn
fú yún chū dōng lĭng
luò rì xià xī jiāng
cù yīn héng yĭn bì
cháng huī xié dù chuāng
luàn xiá yuán lǜ shuĭ
xì yè yĭng fēi gāng