15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Prof:Eljaz Salja

Injorant-idiot…
“Shkaktari kryesor i stresit është kontakti i përditshëm me idiotë”
Albert Ainshtain
Sot,fatkeqësisht,gjithë shoqëria,e sidomos mosha e thyer,e cila krahas shumë problemeve shëndetësore dhe ekonomike,po vuan nga stresi,që ia shkaktojnë idiotët.
Në shoqërinë tonë,kaq të politizuar,ku mbi 60% janë analfabet funksional,injoranca dhe idiotlleku kanë lëshuar rrënjë kudo.
Për injorancën janë shprehur shumë të ditur.Por idiotlleku i kapërcen kufijt e pa dijes.Idioti s’është injorant,por me pa të drejtë,për të realizuar idetë e tij të shtrembëra,me qëllim ngul këmbë në pa drejtësi e përfundon në idiot e për rrjedhojë në injorant.
Në shoqërinë njerëzore kudo ballafaqohesh me injorantë,sepse nuk iu është dhënë mundësia të bëhen të ditur,por amà vlerësohen për inteligjencën e tyre,nuk shtrëmbërojnë realitetin dhe mbeten të vlerësuar.
E kundërta ndodh me idiotët,të cilët,edhe pse dijnë,shtrembërojnë realitetin siç ju intereson.
Këto fenomene ndeshen kryesisht në politikë,ku mungon morali e për dhjedhojë përdit fabrikon idiotë të ri.
Ata, që dijnë të lexojnë,përditë përballen me këtë fenomen,që mjerisht po streson njeriun,po streson gjithë shoqërinë.
Shembulli më fatkeq për njerëzimin,për popullin shqiptar,për të stresuar kedo janë zgjedhjet.Shpenzohen pare pafund e populli inteligjent,të cilit i mungon minimumi jetik,stresohet,stresohet nga idiotët politikanë,të cilët edhe e akuzojnë,që u shit apo u ble,derisa e përfundojnë në dele.E stresohet nga kontakti i përditshëm me idiotë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.