
Haj medet për kohën tonë
( Poezi nga tezja ime 80 vjeçare- e redaktur)
Me qëndisë n’vaj një kangë merzie
e me ja recitu nanës sa ishte gjallë
nga mallengjimi për hjekat e tyne
aja do më puthte mu në ballë.
Zoti ju ruajt kado që jeni
dashninë e nanës askund s’e gjeni
e ato ishin shtyllë konaku
pa këndu gjeli n’nadje janë zgju .
Veç me e mbajtë shtëpinë gjallë
kan marr punët varg e vi,
e buken heret e kan gatu
ende të tjerët pa u zgju .
Heret sofren e kan shtru.
se në ara n’laver udashtë me shku
opingat te zjarri me ua tha
me tundë t’pinin t’lynë me fitu
e nbrëmje kur t’vijnë pite me ju maru.
Ehuu ! haj medet për atë kohë
që nanat tona kan kalu
I urojmë sot nga zemra
që parajsën ta kenë fitu.
Teksti Origjinal nga tezja Nebije e cila tani ka afer 80 vjeç.
Mer e paske qendis
meja pas recitu nanes kur ishte gjall
aja te puthke ty ne ball
allahu jurut kudo qejeni
pamerzin enanes askund sune gjeni
paknu gjeli udesht muqu
buken heret me gatu
hala njerzit pauqu
udesht sofren me e shtru
opengat te zjarmi mi afru
se nelaver udesht meshu
metun tpinin tlyn me fitu
ekrte vin pite meju maru
hajmedet per at koh
qe kan perjetu
xhenetin ishalla ekan fitu.
Si Ëngjull më erdhe
Më linde me Diellin
Më lumturove shpirtin
Që ma fale Nael-in
U bëra prap gjysh
Për të tretën herë
Me Nael-in e vogël
Po në këtë pranverë
Mirë se erdhe Nael
Nga Zoti dhuratë
O Zot mos e lë
Askënd duarthatë.
Të dua sa malet
O Ëngjulli im
Do rritesh i lumtur
Këtu në prehrin tim
Nael , Nael , Eli
Do të thërras përherë
Sepse zemra ime
Me ty ësht shend e verë.
Nga gjyshi.. E.S. 01.06.2021