Tri miniatura te perkthyera nga libri i pare i Apolinerit,qe titullohet “Kafshet”.
1. Krapi
Thelle liqeneve,neper balte
krapat jetojne gjate
valle vdekja i ka braktise
peshqit e melankolise.
***
2. Lepuri
Mos ji frikacak dhe epshor
si lepuri apo nje dashnor
truri yt perhere te jete
lepurushke e mbarsur nga idete
***
3. Kau
Ky trashaluq i thur lavderime
Parajses ku prane kerubineve
do rijetojme miqt’e mi
kur Zot’ i madh te thote “Amin”.
Perktheu:I.Resnja
VJEN NJË MOSHE…
Vjen një moshë
që në sytë e gruas shoh
si lëngëzohet mallëngjimi
edhe kur më përcjell
te dera për të blerë bukën.
Tashmë pakësohen pyetjet
“ku?” dhe “pse?”,
rritet kujdesi
që shëtitje të dal
me kostumin më të bukur,
të mos harroj ilaçet
dhe, “ah!” kartën e identitetit…
Netëve
kur biem të flemë
dhe nuk dëgjon
gërhimën e zakonshme,
më tund si padashur
të më ndiejë
në jam fjetur.
Mandej rrimë zgjuar
e bisedojmë
për gjithçka dhe për asgjë,
derisa dëgjohet
kënga e këndezit.
Vjen një moshë
kur për gjëra të vogla
kemi bërë në heshtje
“paktin e mossulmimit”.
Kështu kaloj
vitet e mbrame
me “sovranitet të kufizuar”
e prapë ndihem i lirë
nën robërinë tënde, grua.
I.R.