Mbi çatinë e shtëpisë tënde kalojnë re të bardha,
mbi çatinë e shtëpisë tënde shpërthyen lulebore..
Rrahur nga dielli si në verën e mrame,
A i ndjen?
 
Në sa tash, të fundmit zogj po ikin,
Të fundmet fletë plepi hedh mbi lumë.
Për ku ikën retë e bardha,
retë që me këta sy i pashë,
të verës së mrame?!
Për ku, për ku?!