9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

PSE, JETA E PASHQYRTUAR NUK VLEN TË JETOHET, pyeste Sokrati

Akademik Prof. Dr. HAKIF BAJRAMI

Pjesa e dyte.

PSE, JETA E PASHQYRTUAR NUK VLEN TË JETOHET, pyeste Sokrati

 

Jeta e shqiptarëve në të dy jugosllavitë ishte e pashqyrtuar, e pambrojtur. Në Jugosllavinë mbretërore secili serbian kishte të drejtë ta vrasi shqiptarin, të ia grabitë tokën, ta privojë nga çdo e drejtë njerëzore, dhe po u hetua vetëm një libër shqip në një regjion, atë regjion e rrethonin forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë dhe pasonte ploja. Nuk kishte rrugë tjerët përpos si pasojë e shpronësimit, pasonte shpërngulja dhe si pasojë e kësaj shfarosja. Edhe Jugosllavia titiste ka peshuar mbi të njëjtat qëllime, por koha ishte që disa “molerime “ të aplikohen si ishte shkollimi fillor shqip deri në vitin 1970.

Mbi këto mizori nuk është e rastit se Adem Demaçi qysh më 1958, do të reagoi kundër shpronësimit, shpërnguljes dhe përpjekjes për shfarosje të shqiptarëve (4-SH-shpronësim, shpërngulje, shfarosje shqiptare, nga Dosjet e UDB-ës 1961). Edhe më saktësisht. Adem Demaçi më 1963/64, punoi intensivisht në programin e tij politik, që njëherit mund të quhet PROGRAMI i ZGJIMIT dhe i përgatitjes për epilogun përfundimtar, nëse okupatori nuk e pranonte realitetin, që Kosova të republikanizohet. E vërteta, Programin e LRBSH çarqet titiste ia kishin plasuar Paktit Varshavës (Zyrës në Moskës) duke akuzuar se kemi të bëjmë me ideologji balliste; të nijetin program çarqet titiste do t`ia dërgojnë edhe Zyrës së NATO-s në Belgjikë, duke akuzuar Demaçin se ka përpiluar një program “Komionternist-komunist, që është rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkan”. Të dy taborët ushtarako-politike, pas leximit të kujdesshëm, kishin ardhur në përfundim se Adem Demaçi nuk e mbështetë Programin e tij në IDEOLOGJI, sepse hapur shkruan dhe apelon: “Me armikun do të sillemi paqësisht, dhe nuk do të lëshojmë metodë paqësore pa e përdorë në rrugën tonë për demokraci, liri dhe pavarësi. Por, kur ta kuptojmë se armiku nuk po ndalet në thellimin e robërisë sonë, atëherë do ta fillojmë luftën tonë të drejtë. Nuk ka rëndësi a na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Me rëndësi është që lufta jonë do të jetë e vështirë, e gjatë, por mbi të gjitha e DREJTË”. E bëri UÇK luftën e drejtë-PO.

 

FENOMENI TRAGJIK QË  NË REALITET U KTHYE NË DUKURI

 

Tani po e informojmë opinionin, si historian, për një fenomen që nuk ka ndodhur ndaj asnjë populli në Evropë. Serbia gjatë viteve 1844-1999 i ka përpiluar 35 PROGRAME për t`i shfarosë shqiptarët, nëpër etapa ose për një herë. Këto programe i kemi bërë publike disa herë dhe këtu nuk do të lëshohemi se çka ishte shkak, por çka ishte pasojë sidomos më 1981-1999. E vërteta, Demonstrata shqiptare të vitit 1981 ishin fillimi i fundit të shtetit jugosllav, si burg i popujve që po shtypeshin nga pushteti serbomadh. Ato demonstrata ia kanë hapur TRURIN: Sllovenit, Kroatit, Boshnjakut, Maqedonit, e ma në fund edhe Malazezit se me serbian nuk mundën të jetojnë në një shtet. Dhe ai fenomen ndodhi. Lidhur me këtë pushteti neofashist serbian, kuptohet i ndihmuar edhe nga komunistet e republikave tjera, po edhe nga disa shqiptarë, marionetë të pushtetit i nominuan demonstratat “kontrarevolucionare”. E në Komisionin e Historisë së Kosovës, demonstratave i është bërë kjo analizë; “A e kanë marrë Kuvendin e Kosovës, Këshillin Ekzekutiv, ndonjë ministri, TV, radion, pallatin e shtypit, apo është dëgjuar se ndonjë demonstrat ka kërkuar ndryshim të sistemit shoqëroro politik-JO. Atëherë, nuk mund të flitet fare për “kontrarevolucion”. E në vend se të shqyrtonte objektivisht situatën, pushteti dhe partia e fashizuar (LKJ), që u vansua me 1983 në parti neonaziste, sepse i themeloi brigadat ushtarake të partisë, për t`i luftuar special vetëm shqiptarët. (Posedohet dokumenti i viti 1983, sekret politik).

Fenomeni i mizorive për njëzetë vjet për ta kthyer Kosovën në Toplicë (1877) të dytë e dëshmojnë faktet:

Më 1981 pushteti i vrau 13 civilë dhe 4 ushtarë shqiptarë (sa i burgosi dihet), më 1982 pushteti totalitar komunisto-fashist i vrau 2 civilë dhe 7 ushtarë shqiptarë ne kazermat ku ata shërbenin. Më 1983 pushteti i LKJ-s  dhe KOS-it  i vrau 3 ushtarë shqiptarë, më 1984 u vranë 3 civilë dhe 2 ushtarë shqiptarë, më 1985 u vranë 5 ushtarë dhe 1 civilë, më 1986 u vra 1 ushtar shqiptarë, më 1987 u vanë 6 ushtarë, më 1988 u vranë 4 ushtarë , më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtar, më 1990 u vranë 39 civilë dhe 5 ushtarë shqiptar, më 1991 u vranë 14 civilë dhe 3 ushtarë, më 1992 u vranë 20 civilë , më 1993 u vranë 15 civilë, më 1994 u vranë 18 civilë, më 1995 u vanë 14 civilë, më 1996 u vranë 14 civilë, më 1997 u vranë 17 civilë, më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, ( 8 me barrë), 213 fëmijë, 395 pleq, u plagosen 1818 civilë, u burgosën 2128 civilë shqiptarë, u keqtrajtuan në polici 3768 civilë shqiptarë, prej tyre 913 femra, 439 fëmijë, 441 pleq, 66 punëtor humanitar, 263 arsimtarë, kidnapohen 799 persona shqiptarë.

Më 1999 pushteti neofashit serbian i ka varë mizorisht pa asnjë shkak mbi 1.3000 civilë shqiptarë. Pushteti neofashist serbian KA BARTË KUFOMA TË SHQIPTARËVE DERI NË BATAJNICË TË BEOGRADIT, krejt me qëllim për t`i transferuar diku në Siberi, për çka disa aeroplanë me javë kanë qëndruar në aeroportet ushtarake ruse në gjendje gatishmërie, pale a po krijohen korridoret ajrore. Jo vetëm kaq, gjatë kësaj kohe (janar-qershor 1999) do të bombardohet 1.008 fshatra të Kosovës, pra mbi 94% të lokaliteteve fshatare. Njësitet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të ndihmuara edhe nga shumë mercenarë do të i rrënojnë me granata 122.775 shtëpi banimi, 85.336 ndërtesa ndihmëse, do të plaçkitën dhe rrënohen 8.284 lokale pune (nga 15.227 sa ishin gjithsej). Do të rrënohen 113 ambulanca, do të rrënohen 103 biblioteka publike dhe 18.516 biblioteka private, me një pasuri të papërsëritshme historike dhe civilizuese. Do të digjet tërësisht Arkiva e Bashkësisë Islame ku kishte dok. nga shekulli XIV. Nuk dihet sa dorëshkrime janë deportuar në Beograd, por sasia e tyre ka qenë për shqiptar me vlerë aq të lartë, sa që edhe për një shekull nuk mund të kompensohen. Në Kosovë askush nga ndërkombëtarët nuk ka shfaq interesim sa xhami, madje të shekullit XIV janë rrënuar nga ideologjia fashiste e Millovan Drecunit, i cili sot është konsulent i Gjykatës raciste me seli në Hagë, e që numërohet si “gjykatë e Kosovës”. Ndërsa, në atë Gjykatë asnjë njeri nga Kosova nuk është i punësuar. Madje as pastrues shqiptar nuk ka. Sa shkolla janë dëmtuar në Kosovë, dihet publikisht. Numri i tyre arrinte në 358.

Sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s pushteti serbian ka bërë SPASTRIMIN e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës me program. Si pasojë e këtij terrori neofashist janë krijuar Kampet e përqendrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës. Si pasojë e një terrori të paparë pas Luftës Dytë Botërore në Evropë, 62% e popullsisë shqiptare do të deportohet jashtë Kosovës. Prej tyre 507.800 në Shqipëri; 360.000 në Maqedoni, 70.000 në Mal të Zi, 21.000 në BH, 4.000 në Kroaci, 3.450 në Slloveni.

Në Gjermani janë deportuar 14.000 persona, në Itali 10.000, në Francë 6.300,  në Norvegji 8.000, në Suedi 7.000, në Angli 3.600, në Belgjikë 9.000, në Turqi 18.000, në SHBA 6.100, në Australi 3.500, në Kanada 3.200, në Zelandën e RE 600, në Izrael 450. ( Statistikat janë të KLDMNJ 1999/2000).

 

SERBIZIMI I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS PAS LARGIMIT TË SHQIPTARËVE NGA PUNA MË 1990

Nëse analizohen dokumentet zyrtare serbe qysh më 1991, çdo institucion në Kosovë del se ishte i serbizuar. Ata që duan t`i mësojnë faktet, ato i kam botuar me referenca se 98,5 të shqiptarëve ishin larguar nga puna me dhunë. Vetëm le të shikohen faktet për drejtoritë fashiste në institucionet e Kosovës.

Nuk dua të flas për mënyrën e bombardimeve të NATO-s sepse nuk jam ekspert ushtarak. Por një fakt e di se në bazë të vrojtimeve natë e ditë, afro 72% të avionëve vetëm kanë shëtitë mbi qiellin e Serbisë fashiste. E kur dihet se sa forca ushtarake dhe policore kishte sjellë Beogradi në Kosovë pas 8 janarit 1999, kur Nikolla Shainoviqi me makinerinë e gjeneralëve dhe udbashëve nuk kishin lënë fshat shqiptar pa bombarduar, dëshmon se Millosheviqi, Angjellkoviqi, Drecuni e shumë kriminelë si Llazareviq, Ojdaniq etj. do të organizojnë fushatë dhunimesh dhe çnjerëzimesh, të cilat nuk i kanë përjetuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore. E Këto mizori askush nuk i ka gjykuar deri me sot.

 

TANI PO A PREZANTOJMË STRUKTURËN  FUNKSIONARËVE SERBIAN PËR TËRË HAPËSIRËN E KOSOVËS

 

Atë strukturë e drejtonin politikisht, ushtarakisht dhe në shkallë religjioze këta drejtues fashist me plotë kuptimin e fjalës: Sllobodan Millosheviq, Millan Millutinoviv, Oficeri Ojdaniq, Vlladimir Llazareviq, Millosh Mandiq, Mladen Çirkoviq,Krsman Jellikiq, Boxhidar Deliq, Millosh Qosan, Zhelko Petkoviq. Me këshilla dhe me funksione zbatues të urdhërave të tyre ishin : Arkani, Millovan Drecun, Zhivorad Igiq, Vukashin Andriq, Verica Tepavqeviq,Boshko Drobnka,

Në Çarkun e Kosovës drejtonte Velko Odalleviq. E ky nëpër komuna i kishte këta zbatues: për komunën e Prishtinës Dushan Simiq, për komunën e  Podujevës Millovan Tomiq, për komunën e Lipjanit Lubinko Bozhiqi, për komunën e Drenasit Dobrosav Radoviqi, për komunën e Obiliqit Zoran Millosheviqi, për komunën e Fushë Kosovës Dobrica Llaziqi, për komunën e Feriajit Nebojsha Petkoviq, për Komunën e Kaçanikut Radosav Ognjenoviqi, për komunën e Shtrpcës Sllavisha Rexhiqi, për komunën e Shtimës Svetsllav Zekiqi (shok i Shainoviqit, M Drecunit, Igiqit dhe Angjellkoviqit) që ishte në rrjedha të plota për mizorinë në Reçak.

Në Çarkun e Mitrovicës krimet i zbatonte me vartësit e tij Zdravko Trajkoviq. Nëpër komuna krimet i zbatonin kryetarët si: për Mitrovicë Nikolla Radoviqi, për Skenderaj Sima Simiqi, për Leposaviq Dragan jabllanoviq, për Burim Sllobodan Donkiq, për Vushtrri Desimir Petkoviq, për Zubin Potok Srxhan Vukoviq.

Në  Çarkun e Pejës pushtetin neofashist e drejtonte Jovo Popoviq. Nëpër komuna urdhëratë kriminale të tij i zbatonin: për komunën e Pejës Milladin Ivkoviq, për komunën Istogut Milladin Peroviq, për komunën e Klinës Svetozr Dabishevit, për komunën e Deçanit Milivoje Gjurkoviq, për komunën e Gjakovës Momçillo Stanojevit.

Në çarkun e Prizrenit pushtetin neofashist e drejtonte Brankica Turnjakoviq. Urdhrat e saj i zbatonin nëpër qytete e fshatra të ndihmuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët e Sheshelit dhe Ivica Daçiqit këta vartës: për Komunën e Prizrenit Lubisha Stefanoviq, për komunën e Rahovecit Nedelko Kollashinac, për komunën e Serandës Stanimir Radiqi, për komunën e Drgashit Destan Skenderi.

Në Çarkun e Gjilanit urdhrat e Shtabit të Millosheviqi i zbatonte Predrag Kovaçeviqi. Urdhrat e këtij për komunën e Gjilanit i zbatonte Bogdan Prriqi, për komunën e Kamenicës drejtues ishte Branimir Simiqi, për komunën e Vitisë Vesko Periqi dhe për komunën e Novobërdës Petar Vasiqi.

 

EDHE KUSH NDIHMONTE NË FUSHATËN E KRIMEVE NË SHKALLË TË ESHALLONIT PARË FASHSIT SERBIAN:

 

Tomisllav Llakiqeviq për Pejë, Zoran Nikiq për Gjakovë, Branisllav Llaban për Deçan, Millorad Kocmanoviq për Istog, Ranko Miliqeviq për Prishtinë, Millorad Spasiq për Obiliq, Çedomir Bojkoviq për Fushë Kosovë, Millovan Tomiq për Podujevë, Sherafedin Ajeti për Mitrovicë, Bllagoje Ndelkoviq për Leposaviq, Marinko Trifunoviq për Zubin Potok, Drgan tankoviq për Prizren, Jovan Gjuriq për Rahovec, Dimitrije Gjorgjeviq për Dragash, Bozhidar Mitroviq për Gjilan, Zoran Kojiq për Viti, Nikita Markoviq për Kamenicë, Predrag Radivojeviq për Ferizaj, Svetisllav Drulloviq për Shtrpc, Pavle Zhiviq për Shtimje, Dragan Cvijiq për Kaçanik, Sllavisha Dukish ppr Lipjan, Simo Simiq për Skenderaj, Stanisallav Angjellkoviq për Thrandë, Ranko Donçiq për Klinë. Të paktën a është marrë në pyetje ndokush prej këtyre përgjegjësve zyrtar në territorin ku ndodhnin krimet monstruoze. JO.

 

NËPËR INSTITUCIONET KRYESORE TË KOSOVËS

 

Nëpër institucionet kryesore të Kosovës fashizmin serbian e drejtonin këta persona, duke synuar që çdo shqiptar të vdes urie ,sepse ishin larguar nga puna. Drejtuesit e këtij segmenti arterial fashist ishin: Në RTV të Prishtinës Petar Jakshiqi, në Minjerën Kishnicës Sllavko Kisiq, në “Amortizer” Aleksandër Gerkoviq, në Shtëpinë e Shëndetit Luben Stoshiq, në Entin për mbrojtje shëndetësore, Komen Tumshiq, në “Tregtia e Kosovës” Radman Millosavleveiq, në “Plastika” Shefko Duraoviq, në Gjeodezi dhe Fotogrametri Millosh Bogavac, në “Invest Metal” Millan Shanac, në “EXIMKOS” Branisllav Vujinovoiq, në “Metal” Trajan Matjeviq, në “Marketing” Dragan Tabakoviq, në “Meting” Dushan Budimir, në “Iber Lepenci” Momçillo Mijatoviq, në “Pallatin e Rinisë” drejtonte Lubomir Vujoviqi, në Bibliotekën Universitare drejtonte Sllobodan Kostiqi, në sipërmarrjen tregtare “Slloga” drejtonte Drgisha Vukaçeviq, në sipërmarrjen tregtare “Gërmia “ drejtonte Branisllav Kujunxhiqi, në “Dardania” drejtonte Bozhdar Markoviqi” në Entin për Arsim drejtonte Miodrag Gjuriqi, në Institutin e Historisë Kosovës drejtonte Sreten Martinoviqi, në “Energoinvest” drejtonte Tomisllav Todoroviqi, në të gjitha klinikat e spitalit ishin emëruar mjek me moral fundërrinë që i shoqëronte urrejtja në çdo hap, në Universitetin e Prishtinës dhe në dekanatet e fakulteteve u emëruan persona me të kaluar kriminale, në “Farmed” ku qarkullonin miliardat duke i drejtuar ato në shërbim të ushtrisë dhe policisë Lubisha Vasiqi, në organizatat tjera u sollën serbian edhe të liruar nga burgjet, me kusht që të ta spastrojnë nga puna çdo shqiptar dhe të punësojnë mercenar të ardhur nga Knini e viset tjera të Serbisë dhe Vojvodinës. Të shënojmë këtu se secili drejtues i kishte nga PESË ndihmës dhe secili ishte më sadist se tjetri, jo vetëm brenda kolektivit por edhe jashtë tij. E vërteta një pjesë e këtyre drejtuesve fashist flinte në Grand dhe hotelet tjera të Prishtinës. Çdo gjë nëpër hotele kjo garniturë e shkollë Gebelsiane e kishte pa pagesë. Madje drejtoresha e instaluar në Arkivin e Kosovës (Radmilla Popoviq), një shoviniste e papërmirsueshme kishte propozuar që para çdo organizate punuese në Kosovë të vendoset nga tanke, të cilat policia i kishte marrë si shpërblim nga ushtria për dhunën e zbatuar ndaj shqiptarëve. Pse mos ta themi se kjo bandë, ishte e mishëruar për nëntë vite në lojë bixhozi dhe në shumë raste ka marrë pjesë në ekspedita ndëshkuese nëpër kuarte të qyteteve dhe katundeve, sidomos më 1998 1999. Një pjesë jo e vogël e tyre në çdo mëngjes drogohej dhe pastaj shkonin në gjah për të varë shqiptar kudo që u tekej.

Tani shtrohet pyetja pse i prezantova këta emra, sepse këta ishin ekzekutuesit e fundit të zingjirit komandues neofashist serbian. Shumë prej tyre, punëtoret që i kishin nëpër organizata i detyronin të grumbullojnë kufoma, sidomos ata të Spitalit të Prishtinës, për t`i transferuar në Serbi. Po kush t` i hulumtojë këto krime , kur UNIK dhe EULEX, i kanë shërbyer qenqe kësaj bande hienash në fund të shekullit XX  deri me sot, sepse asnjërit nuk i ka munguar as një fije floku.

Këta persona, ose janë organizatorë ose ekzekutues të krimeve në çdo komunë të Kosovës. E ata deri me sot vetëm sa janë krenar se sa shqiptarë i kanë masakruar, e sa i kanë deportuar, për të i sjellë 200.000 kolonë sllavë nga Kroacia. E vërteta, më 1991 Beogradi ka bërë regjistrimin e popullsisë, edhe në Kosovë. Nga ai regjistrim zyrtarisht (të dhënat zyrtare janë botuar dhe posedohen), nuk ka pasë regjistrues shqiptarë fare. Nga ai regjistrim  janë gjithsej 195.134 serbianë dhe malazezë. Kah erdhën ata “400.000 serbë në Kosovë, e që i propagandonte edhe Millosheviqi në Hagë? Kjo shifër përsëritet në TV serbe jashtë Kosovës. Madje këtë shifër e përsëritë fashisti numër dy  Shainoviq, i involvuar në të gjitha krimet së  bashku me  Zoran Angjelkobviqin, Millovan Drecunin dhe qeverinë fashiste të tij.

Sot, nëpër BE sidomos është instaluar një politikë imorale ndaj shqiptarëve, dhe po ndodhë fenomeni, sa për kalimin e hekurudhës serbe, jo vetën nëpër Kosovë, por edhe nëpër Shqipëri, po dëshmohet se jemi të papërgjegjshëm. E papërgjegjshmëria dhe paaftësia profesionale kushton shumë më tepër nesër se sa sot. Parlament i Kosovës, për pozitën mizerabël që e keni venë tërë stafin e Veteranëve të UÇK, tërë kombin shqiptar në Kosovë me premtime dhe rrena ordinere, ju jeni përgjegjës para kombit, shtetit dhe ligjit, sepse, ju nuk jeni kah vëreni asgjë nga bregu, sepse ne të gjithë të tjerët jemi në luginë, sepse duhet të strukemi para partive të mbushura me profesionistë që po të bisedosh me ta, lanë një përshtypje se janë filloristë. Madje një pjesë  e tyre dalin në foltore me letra të shkruara. E tash po “ligjëroi” çka është POLTRONI. Është ai që ia shkruan tekstin ndonjë pushtetari, dhe kur del për të lexuar deputeti (deputetja), pushtetari, ai aplaudon në ndonjë vend publik. E SUPER POLTRONI është ai që ia shkruan zyrtarit ‘eskpert’ tekstin, e kur del shefi për të lexuar ai jo vetëm që aplaudon por merr edhe shënime.

E ju veteranëve të OVL UÇK-ës jo që nuk ua shkruat tekstin as si poltron, e as si super poltron, por ua bërët  gjyqin racist, për çka do të ju mallkojë historia e civilizimit. Ta dini se shqiptarët e Republikës Kosovës sikurse Hebrenjtë e Mesjetës, do të mbijetojnë dhe me dituri e djersë të dëlirë do ta ndërtojnë shtetin më të ri tani për tani në Evropë.

 

Në vazhdimin e shkrimin tjetër:

-“E VËRTETA SHKENCORE PËR “DHURATËN” e RANKOVIQIT MË 1958”!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.