Publikoi: Gjin Musa

POLITIKË

Lisandër Hoxha vë para përgjegjësisë Bashën dhe Bardhin/ “I falën pushtetin Ramës”

“Basha nuk ngjall më besim”/ Lisandër Hoxha mesazh demokratëve: Luftoni për çeljen e debatit politik

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, në një prononcim për CNA.al ka folur për situatën politike brenda PD-së, e cila u përball me humbje të thellë në këto zgjedhje.

Hoxha bën fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha për këtë gjë, ndërsa e cilëson si personin që i fali pushtetin Edi Ramës.

“Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 Prillit, jo vetëm sepse ato u vodhën nga Rama, por sepse ne e dinim kë kishim përballë dhe nuk arritëm të siguronim fitoren. Asnjë alibi sot nuk më mbush mendjen se do e kthente rezultatin e zgjedhjeve. I gjithë investimi për të shitur disa skandale si një mbledhje faktesh për të ndryshuar rezultatin është një hipokrizi pa bosht, sepse në fund zgjedhjet do të njihen nga vetë PD, e cila me siguri do të futet në Parlament kokëulur duke bërë betime të reja për beteja titanësh. Në fakt, humbja më e madhe është për Shqipërinë, sepse do të mbetet e varfër, e vjedhur dhe peng e stabilokracisë.

Lulzim Basha u fal në 2015 sepse nuk ishte konsoliduar akoma në karrigen e tij. U fal në 2017 sepse na e kërkoi këtë gjë. I fali Ramës mandatet e opozitës mbi të cilat u ndryshua edhe Kushtetuta, edhe Kodi Zgjedhor në mënyrë të njëanëshme. I falëm të gjitha bashkitë e vendit, bashkë me 34 mijë nëpunës publik që shërbejnë aty. I fali edhe 4 vite pushtet Rilindjes, duke thyer një cikël historik në Shqipëri se askush nuk merr dot 3 mandate. Përtej gjithë këtyre sakrificave, Lulzim Basha në deklaratë para selisë së PD thotë se beteja sapo ka filluar. Pas 8 vitesh opozitë, përballje, sakrifica të shumë demokratëve ky qëndrim më duket i papërgjegjshëm”, u shpreh ai, ndërsa e vuri para përgjegjësisë kreun e PD dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.Ish-nënkryetari i FRPD-së i tha CNA.al se Basha, Bardhi dhe të gjithë ata që i quan humbës, duhet të përballen me qytetarët.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.