14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Publikoi: Gjin Musa

TE BESHE MORAL SOT O JOZEFIN KURE NUK JE PERGJIGJUR AKUZAVE PUBLIKE ME FAKTE DHE PROVA,C’FARE VLERE KA PARTIA E JOTE?O ME SALEN O DISTANCOJU PUBLIKISHTE DHE BEJE PUBLIKE PASURIT TUAJA MARRAMENDESE.TEKRIJOSHE PARTI FANTAZEM PERTE POSHTRUAR TETJERET DHE TE HARROSHE ZODHUMET TUAJA O JOZI NUK SHKONE.Djelli nuk mbulohet me shoshe,vota nuk merret me mashtrime,e veshtir jeta pa pushtet….GjinMusaJozefina Topalli

PO TE SJEDHE NE KUJTES NJI SHKRIM TE Z.ARBEN COKAJ.

Përse i duhet pushteti Jozefinës?

Arben Çokaj, 18.06.2013 (botuar në gazetën Dita me 25.06.2013)

Ndryshe nga Pjetër Arbnori, i cili vuajti realisht gati 3 dekada burg politik dhe pas ardhjes së demokracisë, ai u bë një Kryetar i moderuar Kuvendi, i cili e ruajti një ekuilibër qoftë në marrëdhënie me opozitën, por edhe me ushtrimin e pushtetit të tij, Jozefina Topalli nuk ngopet lehtë. Znj. Topalli u fut në politikë në vitin 1996, ku u bë edhe deputete dhe në vitin 1997, ajo u zgjodh nga Berisha si nënkryetare e PD-së. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, Topalli u bë Kryetare e Kuvendit dhe konsumon kështu mandatin e dytë si Kryetare dhe të 4-tin si deputete e Shkodrës.

Pushteti dhe pasuria e znj. Topalli kanë ardhur gjatë kësaj kohe gjithnjë duke u rritur, falë votës që ajo merr në Shkodër, në emër të PD-së. Në të vërtetë, znj. Topalli është treguar mjaft e etur për pushtet e pasuri, dhe regjistron në veprimtarinë e saj abuzim me pushtetin dhe me paratë publike.

Ambjent me qera për Fakultetin EkonomikPamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit,
e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera
Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.

Gjatë kohës kur ishte Kryetare e Kuvendit dhe numri 2 i shtetit shqiptar dhe i PD-së, znj. Topalli u akuzua se qëndronte pas vrasjes me bombë në makinë të veprimtarit të PDK-së, nga Malësia e Madhe, Aleks Keka. Autori i vrasjes makabre akoma nuk është gjetur. Po ashtu, ajo dyshohet edhe se qëndron pas arrestimit të panevojshëm dhe gjymtimit të Kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.

Ambiente me qera - firma Teuleda dhe Global Language CenterHyrja e ndërtesës në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit” dhe ku jepen edhe disa ambiente me qera për firma të ndryshme të konsideruara ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj., që paguajnë mijëra Euro qera për pronaren e ndërtesës, Jozefina Topalli, por nuk duken se bëjnë aktivitet fare aty.

Foto të pronave të Jozefinës

Në planin nepotik, të abuzimit me pushtetin, znj. Topalli mund të përmendet se çoi konsull në Milano vëllain e saj, dhe punonjës ambasade në Paris, të fejuarin e vajzës së saj, Luis Ejlli. Znj. Topalli e çoi Luis Ejllin së pari në konsullatën e Strasbourgut, që ai të merrte shtëpi të paguar nga shteti, pasi atje studionte e bija e Topallit. Kështu znj. Topalli shfrytëzonte tre mundësi:
1. e bënte Luisin diplomat dhe i jepte vlera para së bijës, i paguante rrogë dhe shtëpi nga buxheti i shtetit.
2. kursente pagesën e qerasë për të bijën, e cila mund t’i ruante ato pará dhe
3. merrte edhe bursë për të bijën nga paratë publike.
Në të dy planet e përmendura më sipër, shquhet fare qartë, se znj. Topalli ka abuzuar dhe ka bërë si të dojë me pushtetin e saj. Në një vend demokratik, vetëm nga kjo, ajo nuk do të rrinte gjatë në një pozicion publik, kurse këtu, ajo duke buzëqeshur si e perënduar, u kërkon përsëri votën shkodranëve.

Ambjente me qera - shkolla 9 - vjeçare jopublike 'Zemra e Krishtit'Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës,
e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”

Por ajo që bie më shumë në sy në vendin tonë të varfër, është edhe pasurimi marramendës i znj. Topalli. Duke u bërë pjesë e abuzimit me paratë publike dhe pjesë e anti-shtetit, Jozefina Topalli numëron tashmë një numër të madh pronash, që i kalojnë disa miliona Euro pasuri. Ajo ka në pronësi një ndërtese në qendër të Shkodrës, të cilën e ka dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe për disa zyra me qera mijëra Eurosh për disa firma ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj.

3 vila në Razëm, njëra e Jozefines3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk,
ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit.

Po ashtu, nuk ka shumë kohë që Jozefina Topalli përfundoi së ndërtuari edhe një ndërtesë mjaft të bukur 4 katëshe, në qendër të Shkodrës, në Pedonale, të cilën e ka dhënë përsëri me qera. Kati i parë është një lokal llotoje, ndërsa dy katet e sipërme, ajo i ka dhënë me qera për Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti Ekonomik. Pra, ironia e fatit është e hollë këtu. Znj. Topalli pasurohet me paratë publike dhe ndërton pallate, të cilat i jep më pas me qera për shkolla jopublike, por edhe për universitetin publik! Përderisa Universiteti i Shkodrës paska nevojë për ambiente studimi, tendenca për shtetformim, do i bënte qeveritarët tanë t’i ndërtonin këto ambjente me paratë publike në shërbim të pedagogëve dhe studentëve të Shkodrës, e jo t’i merrte znj. Topalli këto pará me rrugë tërthore, të ndërtonte ambiente private dhe me ato ambiente të dhëna me qera për universitetin e Shkodrës, ajo të fitonte përsëri pará publike, nga paratë që ka përvetësuar në rrugë të dyshimta. Eja e nënvleftësoje tani zgjuarsinë e ligë të kësaj zonje, që kërkon përsëri votën e shkodranëve. Se me votën tonë të shpërdoruar, ajo e krijoi gjithë këtë pasuri.

Hoteli i FerditHoteli me 22 dhoma që po ndërton Kryetari i Komunës Shkrel, Ferdi Sterkaj në Razëm, benxhamini i Jozefinës dhe kryetar i PD-së për Malësi të Madhe.

Pyetja e thjeshtë bëhet, ku i merr znj. Topalli këto pará, që ndërton këto ndërtesa? Dhe a mund të konsiderohet abuzim me pushtetin e fondet publike, ndërtimi i ambjenteve private, të cilat më pas i jepen universitetit publik me qera? Mafia ia ka zili kësaj mënyre veprimi! Prapa kësaj ndërtesës 4 katëshe, ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, ku znj. Topalli ka një projekt të rinovuar disa herë si shesh ndërtimi nga KRRT e Bashkisë Shkodër, për ndërtimin e një pallati luksoz 8 katësh. Këtu znj. Topalli i ka marrë edhe një pjesë toke familjes së Voltana Ademit, Prefektes së Shkodrës, kandidates për deputete të PD-së. Pra, me këto marifete, znj. Topalli ka krijuar një zonë me ndërtesa e projekte në qendër të Shkodrës, ku po lë edhe gjurmën e saj të suksesit dhe abuzimit me pushtetin dhe paratë tona publike.

Dita - 25.06.13

Por pronat e znj. Topalli nuk kufizohen me kaq. Përveç një apartamenti në ish-Bllokun e Tiranës ku jeton, ajo ka në pronësi edhe një vilë në zonën turistike të Razmës në Mbishkodër, një apartament në Shëngjin të Lezhës dhe një sipërfaqe toke me pozicionet ushtarake në Melgushë të Shkodrës, etj. etj. Pra, duket qartë përse e do pushtetin zonja Topalli dhe pse kjo grua me një nivel mesatar përpiqet kaq shumë për të marrë e mbajtur pushtet me çdo mënyrë.

Flitet se znj. Topalli ka krijuar prona edhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për universitetin privat “Gjon Buzuku” ( http://www.unigjb.com/ ), i cili përflitet në Shkodër se ka vitin e 4-rt akademik, por nuk zhvillon asnjë orë mësimi. Studentët e regjistruar, i marrin diplomat aty, pa shkuar në shkollë fare. Ky rast duhet hetuar, se përbën një skandal flagrant për shkallën e lartë të falsitetit dhe informalitetit të arsimit të lartë në Shqipëri. Pronare e këtij universiteti, ku znj. Topalli flitet se ka pjesën e saj të investimit dhe përfitimit, është e shoqja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.

Dita - 25.06.13

Në vendet e Perëndimit, nuk kemi asnjë rast të ngjashëm, ku një kryetare e kuvendit të abuzojë me pushtetin dhe të pasurohet në një mënyrë të tillë. Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental. Ajo abuzon dhe vë pasuri në mënyrë të ngjashme me politikanët e vendeve islamike. Në këtë mënyrë, Jozefina reklamon më kot orientim Perëndimor, pasi veprimet e saj nuk kanë asnjë lidhje me demokracitë Perëndimore. Nëse një ditë do të kemi një shtet të rregullt e me drejtësi të pakorruptuar, si në vendet e Perëndimit, ku po synojmë të integrohemi, duhet kërkuar hetimi i plotë i pasurisë së znj. Topalli, si dhe i veprimtarisë së saj abuzive me pushtetin dhe paratë tona publike. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në një vend demokratik!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.