12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Publikoi Vasel Gilaj(marre nga Nga shkodranews)

PD në Malësi të Madhe del haptazi kundra Sali Berishes

Nuk ndalen perçarjet ne radhet e demokrateve. Dega e PD Malesi e Madhe vijon te mos e njohe grupin e rithemelimit dhe ka denuar procesin e zgjedheve qe ky i fundit ka nisur ne kete zone. Madje takimit i eshte bashkuar edhe deputeti i zones Ramadan Likaj, i cili mungoi gjate vizites se Lulzim Bashes ne Malesi dhe u shfaq ne 2 prill krah Sali Berishes. Sic duket ai ka nderruar serish mendje pas shterngimit te duarve me Berishen dhe ka hedhur syte nga grupi qe mbeshtet Lulzim Bashen ne kete zone. PD e Malesise se Madhe shkruan:Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
Partia Demokratike e Shqipërisë,
Dega Malësi e Madhe
Nuk pajtohet dhe dënon me forcë procesin të ashtuquajtur zgjedhor nga persona të vetëshpallur si Komisioni i Rithemelimit i Degës Malësi e Madhe. Procesi zgjedhor i pretenduar se po zhvillohet në një pjesë të grupseksioneve të Degës së Malësisë së Madhe, edhe kur ka patur pjesëmarrje, ka qenë një proces përjashtues, pasi nuk ka përfshirë në këtë proces anëtarë të cilët janë kontributorë të vjetër të PD, njerëz që kanë sakrifikuar dhe punuar për Partinë Demokratike me dedikim dhe përkushtim.
Në shumicën e grupseksioneve ku pretendohet se është zhvilluar ky proces i njëanshëm dhe përjashtues, ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët të anëtarësisë, duke lënë jashtë këtij procesi anëtarë, drejtues seksionesh e grupseksionesh, vetëm sepse kanë qenë mbështetës institucionit të Partisë Demokratike, dhe mendojnë ndryshe nga të ashtuquajturit komisarë të Komisionit të Rithemelimit. Ndryshe nga sa propagandohet nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje, mospërfshirje dhe uzurpim. Kryesia e degës së Malësisë së Madhe, në mbledhjen e mbajtur sot më dt.07.04.2022 ka qëndrimin e palëkundur se do të vazhdojmë të gjithë bashkë të qëndrojmë fort për bashkim, i cili duhet të jetë real, i vërtetë dhe të mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent ku do të garantohet vota e lirë!
I bëjmë thirrje asaj pjese të Partisë Demokratike, e cila sot është e angazhuar me Komisionin e Rithemelimit, se procesi zgjedhor duhet të ndërpritet si një proces jo ligjor, uzurpues dhe aq më pak legjitim. Çdo përpjekje për të ecur në një proces të njëanshëm dhe përjashtues, nuk ka qëllim bashkimin e PD, por dëmtimin dhe përçarjen e saj të pashmangshme! Mbi sakrificat, përpjekjet dhe përkushtimin e demokratëve do të ngrihet veç e ardhmja e Partisë Demokratike që fiton, duke ruajtuar vlerat mbi të cilat u krijua. Kryesia e Partisë Demokratike, Dega Malësi e Madhe.
Nga shkodranews
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.