6.5 C
Tiranë
E premte, 24 Prill 2026

Publikoi:Gjin Musa

 

Ka kohe qe kjo poete brilante boton ne gazeten time,jo me kote e kame quajtur e ardhmja e poezis Kosovare dhe me gjere.Ndere per Kosoven,familjen,fshatin dhe shkollen qe e arsimon kete talente te kohes.Lediana eshte shpirti i poezis,ajo po rriten me vargun,po rritet emeri dhe autoriteti i kesaje nxenseje shembullore.Eshte vetem 12 vjeçe dhe merre urimet dhe pergezimet nga nji ikon e kinomatografis SHqitare,”NDERI I KOMBIT”MARGARITA XHEPA.Urime LEDIANA A SYLA…..Gjin Musa me kete raste falnderoje per shkrimin dinjitoz autoren e shkrimit z.Donika Cela

https://www.facebook.com/100051491134661/videos/pcb.132616648464706/132616605131377/

Poetia 12- vjeçare Lediona A Syla nën hapat e artistes së madhe të kombit, Margarita Xhepa.

Eh sa shumë e shumë vite karrierë bërë në art, nga artistja e pa arritshme e kombit, Margarita Xhepa!
Ikona e artit Margarita Xhepa, jo vetëm që nuk u ndal kurrë duke dhënë në të mirë të artit, por as që nuk u ankua kurrë, dukë thënë se u lodha.
Kënaqësi më e madhe kush e shikon sot në këtë moshë, ne dhënie të kontributit në art dhe në përkrahje të brezit të ardhshëm në përparim gjer në shkëlqim.
Vlerësimi i bërë nga juria e festivalit të poezisë për vitin 2020-të të mbajtur në Tiranë, radhit në vendin e parë poeten 12-vjeçare Lediona A Syla (përkrah artistes së nderit Margarita Xhepa) me vargjet të titulluara :“ Ç’ke Atdheu im?… të cilët u vlerësuan si vargjet më të bukura ti vitit 20-të.
Bukur!
„Fëmijët janë e ardhmja e kombit“!
Emocionet tona për suksesin e çmimit të artistes së talentuar janë të pa përshkruar dot me fjalë, ndërsa, për sa i përket emocioneve të poetes Lediona A Syla, vetë poetja fituese me çmimin e parë shprehet:  Jam më shumë e emocionuar dhe tepër e gëzuar që mu dha rasti të marr pjesë në festival.

E bukur kjo përgjigje, pasi jo të gjithë mundet ta kenë mundësinë e pjesëmarrjes në një festival madhështorë, nga ku të jepet e drejta e besimit për të konkurruar mes një numri të madh konkurrues poetesh, nga të gjithë viset shqiptare.
Krahas Ledionës, që e meriton të përkrahet dhe të duartrokitet, merita në radhë të parë i takon babait të Ledionës,( Afrimit)i cili si çdo herë është krahu i djathtë për ndihmën e obliguar që jep ai ndaj vajzës së tij, për t’ia plotësuar kushtet me të gjitha mundësitë që ka.
Falënderime të ngrohta kundrejt zonjës poete e presidente e Shoqatës Kulturore Artistike „Jehona Shqiptare”, zonjës Zamira Mira Konçe, e cila e shikoi të arsyeshme t’ia besonte ftesën poetes së vogël Ledionës, për të marrë pjesë si konkurruese në festivalin e poezisë, si dhe falënderime të përzemërta jurisë për vlerësimin me vendin e parë të krijimtarisë së poete Lediona A Sylaj, nga Mitrovica e Kosovës.
Urime e suksese jo vetëm poete Ledionës, por, urime e sukses edhe mbarë artit shqiptar, që pikërisht sot në kohë më të domosdoshme, një talente gonxhe e sapo formuar, po hedh rrënjë të fuqishme në artin letrar shqiptarë!
Kurrë mos tu ndaleshin sukseset, poetja jonë e talentuar Lediona A Syla ashtu siç nuk ju ndanë sukseset ndër vite karriere suksesesh, të madhes artistet Margarita Xhepa, si ikona e artit shqiptar!
Ju paçim me shëndet e jetë të gjatë!

Donika Cela

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.