“I vodhët paratë që ju dha bota për tërmetin”.| Rama jep përgjigjen befasuese!
Kryeministri Rama foli për programin e financimit të BE si donatori kryesor në Bruksel, për restaurimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj disa akuzave të opozitës teksa theksoi se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet BE.
Ku i çuat paratë? Pse i vodhët paratë që ju dha bota? “Dëgjojeni mirë këtë fakt. Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian. Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre që mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën”, tha Rama.