17.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Publikoj Gjin Musa

MËSUESIT SHQIPTARË

Nxënësit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, secili ka kërkesa të veçanta, secili percepton, dëgjon, flet, mendon, mëson ndryshe nga tjetri, prandaj secilit i duhet dhënë rasti

P R O F I L_Belgizare Kryeziu, mësuese e arsimit fillor, Shkolla ”Metush Krasniqi”, Roganë, Kamenicë.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Belgizare Kryeziu, ose Bilka sikurse e thërrasin kolegët dhe miqtë e saj, është një nga mësimdhënëset, për të cilën të flasin me nderim dhe respekt, jo vetëm në komunën e Kamenicës, ose Dardanës, por në pjesën më të madhe të mjediseve arsimore të Kosovë. Te Bilka janë mishëruar, ndër të tjera, dy cilësi. Njëra është e një mësueseje që punon me zell, e suksesshme dhe që rreazaton edukatë, mirësi, përkushtim te brezat e shumtë të nxënësve të saj ndër vite. E dyta, ka të bëjë më profilin intelektual të saj, e cila nuk rresht në trajtimin e temave të ndryshme, kryesisht me karakter arsimor, në këndvështrimin dhe trajtimin teorik të tyre, duke shfrytëzuar literaturë bashkëkohore.
Dëshirën për dije Bilka e shfaqi qysh në shkollën fillore, duke u dalluar si nxënëse shembullore, po ashtu edhe në shkollimin e mesëm, (ndonëse jashtë objekteve shkollore në shtëpi–shkolla gjatë okupimit serb), ajo vazhdoi po me të njëjtin pasion. Për sukses të shkëlqyeshëm në studime të rregullta , me rastin e ditës së universitetit i jepet diploma ”Student i Dalluar”
Misionin e shenjtë të mësuesisë Belgizarja e filloi në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi” në Roganë – Kamenicë në vitin 1999. Që nga ditët e para, mësuesja Belgizare iu rrek me përkushtim misionit të saj profesional, për të ndërtuar një karrierë suksesi. Këtë punë sfiduese po e bënte duke u mishëruar në mënyrë të vazhdueshme duke vënë në funksion kapacitetin e saj profesional dhe duke zbatuar strategjitë e metodologjitë më të avancuara mësimore. Këto elemente i vendoste në koherencë me kurrikulat mësimore, si orientim afatgjatë në arritjen e objektivave mësimore dhe të rezultateve të të nxënit.
Dalëngadalë, vit pas viti, ajo po krijonte një profil individual të mësueses shembullore. Këto suksese erdhën si shpërblim i vullnetit, këmbënguljes dhe sakrificës përkundrejt angazhimeve të shumta me nxënës, si prind, si nënë e bashkëshorte, por edhe si bartëse e aktiviteteve të shumta në shkollë dhe jashtë saj.Mund të jetë një imazh i 7 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Bilka shquhet edhe për vlerat e saj njërëzore, dashurinë për nxënësit, respektin për kolegët. Ajo është modeli më të mirë se si mund të jetë një kolege bashkëpunëtore, një anëtare nderi e shkollës, ku në asnjë aktivitet nuk mungon ndihma e saj. Është për t’u admiruar veprimtaria e shumëllojshme e saj; hartuese e planprogrameve mësimore, trajnere e licencuar për seminare e projekte të ndryshme, pjesë integrale e këshillave të shkollës, autore e disa punimeve në fushën metodologjisë së mësimdhënies, pjesëmarrëse dhe prezantuese në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, moderatore në promovime e programe të ndryshme brenda dhe jashtë shkolle etj.
Në kohën kur gjendja me COVID-19 u përkeqësua në Kosovë dhe mësimi u ndërpre në shkolla, ajo u bë pjesë e e-mësimit, e propozuar nga DKA, Kamenicë, dhe e përzgjedhur nga MASHTI. Bilka ka qenë ndër mësimdhënëset e para në krejt Kosovën për përdorimin e plartformës Zoom në mësimdhënien online, madje përdor librin digjital në mësim.
Gjithashtu prej katër vjetësh është pjesë e organizatës “Toka”, ku bashkë me një koleg të saj udhëheqin një klub super-vullnetarësh në kuadër të programit për “Vullnetarizmin edukativ” dhe brenda vitit realizojnë projekte të ndryshme në dobi të shkollës, komunitetit lokal e më gjerë.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Në vlerësimet e performancës profesionale të këshilltarëve pedagogjikë-regjionalë dhe atyre të brendshëm, profli i mësueses Belgizare vlerësohet me kompetenca dhe nota të larta. Për kontributin që dha në fusha të ndryshme mori shumë mirënjohje, lëvdata e çmime të ndryshme. Nga DKA-ja komunale e Dardanës u nominua për çmimin vjetor: ”Mësuesja më e mirë e vitit” dhe me mirënjohje nga MASHTI “Për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe të edukimit” që ndahet çdo vit më 7 Mars në nivel shtetëror.
Për çdo arritje të saj, Bilka falënderon familjen, kolegët e saj, dhe të gjithë ata që e mbështesin vazhdimisht në punë dhe në jetë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.