KUJTES(RIBOTIM)
TAKIMI I DELEGACIONIT SHQIPTAR ME KRYEMINISTRIN E MAQEDONISË
Delegacioni shqiptar në nivel akademik, nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe SHBA, në takim me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev
Shkup, 30 gusht 2017
PËRBËRJA E DELEGACIONIT..
1. Akademik Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, SHBA;
2. Akademik Abdulla Mehmeti, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Shkup;
3. Prof. Faton Kurti, kryetar i partisë Republikanët e Kosovës, përfaqësues i Lobit Global Alban, anëtar special i delegacionit nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve);
4. Akademik Branisllav Sinadinovski, anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, dhe kryetar i Bashkësisë Ortodokse Shqiptare në Maqedoni;
5. Fatmira Xeka, specialiste në Drejtorinë e Burgjeve të Sigurisë së Lartë, Republika e Shqipërisë, anëtare speciale e delegacionit nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve;
6. Idriz Sinani, kryetar i IGFM (Seksioni për Maqedoni i Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut), inicues dhe ndërmjetësues i takimit të delegacionit të akademikëve shqiptarë me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev;
7. Alit Miftari, përfaqësues i IGFM (Seksioni për Kosovë i Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut);
8. Naser Raufi, përfaqësues i IGFM (Seksioni për Maqedoni), veprimtar për të drejtat e njeriut dhe advokat mbrojtës në proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
AKTIVITETET PARA TAKIMIT
Këtij takimi i ka paraprirë një fushatë e gjerë e ndërmarrë nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork dhe në Shkup, me qëllim të njohjes nga afër të situatës së përgjithshme në Maqedoni dhe sidomos të pozitës së shqiptarëve në këtë shtet. Janë realizuar një varg takimesh me liderët e shumicës së partive politike parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni; përfaqësues të subjekteve, institucioneve dhe asociacioneve civile të shqiptarëve në Maqedoni; përfaqësues të BFI në Maqedoni; faktorë politikë dhe jopolitikë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, SHBA dhe BE, si dhe personalitete e veprimtarë për të drejtat dhe liritë e njeriut.
POROSIA
Jemi përpjekur ta bëjmë më të mirën e mundshme për popullin shqiptar në Maqedoni dhe me këto aktivitete do të vazhdojmë pandalur edhe në të ardhmen, pa u penguar të tjerëve të veprojnë siç mendojnë ata se është më mirë.
Se çka u bisedua në këtë takim do t’u njoftojmë në shkrimet e radhës.
Askush nuk duhet të ngutet me vlerësime për takimin, sepse ne nuk jemi politikanë që punojnë për pushtet dhe interesa personale e grupore, por akedemikë që dimë të hapim horizonte të reja për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Kini besim të plotë se do të bëhet më e mira e mundshme për popullin shqiptar në Maqedoni dhe jo vetëm, hap pas hapi.
FOTOGRAFIA
Nga e majta: Branisllav Sinadinovski (akademik, Maqedoni), Faton Kurti (lider i Republikanëve të Kosovës, Kosovë, veprimtar në Diasporë), Skender Kodra (akademik, SHBA), Zoran Zaev (Kryetar i Qeverisë së Maqedonisë), Fatmira Xeka (specilaiste dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, Shqipëri), Abdulla Mehmeti (akademik, Maqedoni), Idriz Sinani (veprimtar i të drejtave të njeriut, Maqedoni), Alit Miftari (veprimtar i të drejtave të njeriut, Kosovë) dhe Naser Raufi (veprimtar i të drejtave të njeriut, Maqedoni).