“Në rastin e Kosovës e Serbisë pati ndikime qysh herët në vitin 2018 dhe liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, sepse e panë se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik e stabilitet derisa mos te normalizoheshin lidhjet në mes tyre. Shumë kontraverse brenda dy vendeve, por per mua ia vlente përpjekja.
Një nga gjërat që do të diskutonim ishte ideja e shkëmbimit te tokave, por në Ballkan në Gjermani dhe në një pjesë të Europës kjo u prit me kundërshtime sepse kishin frikë se një shkëmbim tokash këtu mund të conte në nj shkëmbim tokash atje gjetkë në Europë. Por kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Kryesorja është do të me thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do të thoshte se kjo nuk është e pranueshme për ne dhe do e kundërshtonte marrëveshjen që do të arrinin të dy? Kjo nuk do të ndodhte.
Ka ngelë shume rrugë tutje nga ajo, sepse kanë dalë pengesa të reja”
“Takimi në Uashington mes Serbi dhe Kosovës realisht nuk do të prodhonte ndonjë marrëveshje, dhe nuk ishte nën drejtimin tim, unë po e shikoja nga jashtë. Mirëpo më shqetëson shumë se nga këto takime do nuk do të kishte më shumë mundësi se sa për fotografi. Takimi dështoi madje edhe për foto.
BOLTON: NDARJA E KOSOVES ESHTE DISKUTUAR, ISHTE IDE E LIDEREVE TE SERBISE DHE KOSOVES!
Kjo është deklarata e John Boltonit, ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpisë e Bardhë, gjatë intervistës në emisionin Fokus, që u transmetua sot nga Fax News, në cilën John Bolton foli lidhur me çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.
Bolton pranon se në cilësinë e këshilltarit për Siguri në Shtëpinë e Bardhë ka qenë i informuar dhe në njëfarë mënyre i implikuar në këtë çështje që nga viti 2018, për të cilën thotë se ishte ide e liderëve të Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Aleksandër Vuçiçit dhe Hashim Thaçit pavarësisht se nuk i përmend emrat e tyre.
“Në rastin e Kosovës e Serbisë pati diskutime qysh herët në vitin 2018 dhe liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, sepse e panë se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik e stabilitet derisa mos te normalizoheshin lidhjet në mes tyre. Shumë kontraverse brenda dy vendeve, por per mua ia vlente përpjekja.
Një nga gjërat që do të diskutonim ishte ideja e shkëmbimit te tokave, por në Ballkan në Gjermani dhe në një pjesë të Europës kjo u prit me kundërshtime sepse kishin frikë se një shkëmbim tokash këtu mund të conte në një shkëmbim tokash atje gjetkë në Europë. Por kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Kryesorja është do të me thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do të thoshte se kjo nuk është e pranueshme për ne dhe do e kundërshtonte marrëveshjen që do të arrinin të dy? Kjo nuk do të ndodhte.
Ka ngelë shume rrugë tutje nga ajo, sepse kanë dalë pengesa të reja”
“Takimi në Uashington mes Serbi dhe Kosovës realisht nuk do të prodhonte ndonjë marrëveshje, dhe nuk ishte nën drejtimin tim, unë po e shikoja nga jashtë. Mirëpo më shqetëson shumë se nga këto takime do nuk do të kishte më shumë mundësi se sa për fotografi. Takimi dështoi madje edhe për foto.”
Kështu flet e tregon John Bolton për iniciatorët e planit për ndarje të Kosovës dhe për përkrahjen e tijë për këtë plan nga posti i këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Të cilën përkrahje e paraqiti si pjesë të planit të Washingtonit
“për të ulur implikimin dhe ndikimin rus në Ballkan dhe Europën Lindore”, ku Rusia ishte “përpjekur që të sillte aromën e luftës së ftohtë” dhe ku “Ballkani për shkak të mosmarrëveshje të pazgjidhura mbetej i rrezikuar, si tokë pjellorë për dikë që do të krijojë konflikte.”
Detale këto që mund të shikohen në intervistën e plotë dhe fakte që tregojnë se kishte një plan për ndarje të Kosovës, të cilin e kishin përfaqesuar Thaci dhe Vuciqi dhe se kishin të drejtë të gjithë ata që e kundërshtuan këtë plan për një pazar të ndyrë!
John Bolton është shkarkuar nga posti i këshilltarit për Siguri në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo Hashim Thaci është ende në postin e presidentit tu Kosovës edhepse është publikuar kërkesa e Prokurorisë se Gjykatës Speciale për ta proceduar aktakuzen ndaj atij, Kadri Veselit dhe 8 shqiptarëve tjerë pjesëtarë në Luftën e Kosovës.
EDHEPSE po dëshmohet cdo ditë e më shumë prapshtia e tijë me pjesëmarrje në planin për ndarje të Kosovës dhe kështu po faktohet nje tradhti!